Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje të postuar në Facebook mëngjesin e sotëm ka treguar se së shpejti do të nisë ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës.

Ai ka publikuar pamjet që pritet të marrë kjo linjë hekurudhore.

“Mirmëngjes dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë,” ka shlruar kryeministri krahas videos.