7.7 C
Elbasan

Seanca në Gjykatën Speciale: Jam Kadri Veseli, i lindur në shtetin e Kosovës. Deklarohem i pafajshëm për të gjitha akuzat

Gjykata Speciale e Hagës zhvilloi sot seancën e parë të gjykimit për ish-kreun e kuvendit dhe ish-kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Seanca nisi me prezantimin e tij para gjykatës.

Veseli: Unë jam Kadri Veseli, kam lindur me 31 maj 1967 në Mitrovicë, shteti i Kosovës.

Gjykatësi konfirmoi aktakuzën e parashtruar nga prokurori i Prokurorisë Speciale.

“Aktakuza  përmban 6 akuza për krime kundër njerëzimit për përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave. Njëkohësisht katër akuza për krime lufte, përkatësisht ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. I akuzuari u arrestua në Kosovë me 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit në dhomat e specializuara të Kosovës në Hagë po atë ditë”.

Më pas Sekretarja lexoi aktakuzat.

“Në aktakuzën e konfirmuar prokurori i specializuar akuzon zotin Kadri Veseli për:

1. Përndjekje, si krim kundër njerëzimit.

2.Burgosje, krim kundër njerëzimit.

3.Ndalim arbitrar, krim lufte.

4.Akte të tjera çnjerëzore si krim kundër njerëzimit.

5.Trajtim mizor, krim lufte.

6.Torturë, krim kundër njerëzimit.

7.Torturë, si krim lufte.

8.Vrasje, krim kundër njerëzimit.

9. Vrasje e paligjshme, krim lufte.

10. Zhdukje me forcë e personave, krim kundër njerëzimit”.

Sipas prokurorit të specializuar” këto krime u kryen afërsisht mes prilli 1998 dhe gushtit 1999 në një numër vendesh në Kosovë dhe Shqipërinë e veriut, ndër të cilat në komunën e Podujevës, Rahovec, Drenas, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Kaçanik, Lipjan, Skënderaj, Malishevë, Klinë, Novoberdë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Cahan dhe Kukës në Shqipërinë veriore. Krimet në pikat 1,2,4,6,8 dhe 10 u kryen si pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik të drejtuar kundër popullatës civile në Kosovë dhe Shqipërinë veriore duke filluar prej marsit 1998 në shtator 1999.Këto krime kishin në shënjestër kundërshtarët që përceptoheshin se kishin bashkëpunuar apo kishin lidhje me forca, zyrtarë, ose institucione shtetërore të Republikës së Jugosllavisë ose nuk përkrahnin veprimet e UÇK dhe më pas të qeverisë së përkohshme të Kosovës, duke përfshirë dhe persona që kishin lidhje me LDK dhe persona të përkatësisë etnike serbe, rome, etj. Krimet në pikat 3,5,7 dhe 9 u kryen kundër personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime dhe në kontekstin dhe në lidhje me konfliktin e armatosur jondërkombëtar në Kosovë midis UÇK dhe forcave të RFJ dhe Republikës së Serbisë, ndër të cilat njësitë e ushtrisë jugosllave, njësitë policore dhe njësitë e tjera të Ministrisë së Brendshme dhe grupe të tjera që luftonin në emër të RFJ dhe Serbisë nga marsi 1998 deri në 16 shtator 1999.Lidhur me këto krime ekziston dyshimi i bazuar mirë se zoti Veseli është penalisht përgjegjës për kryerjen si anëtar i ndërmarrjes kriminale të përbashkët të krimeve të pikave 1-10 ose në alternativë kryerjen si anëtar i ndërmarrjes kriminale të përbashkët të krimeve të pikave 1-10 duke qenë i vetëdijshëm se këto krime mund të kryeheshin gjatë zbatimit të qëllimit të përbashkët të ndërmarrjes kriminale të përbashkët dhe duke e ndërmarrë këtë rrezik me vullnet të lirë ose ndihmimin dhe inkurajimin e krimeve në pikat 1-10. Në alternativë ekziston dyshimi i bazuar mirë se Veseli është penalisht përgjegjës si epror për krimet në pikat 1-10″.

Ish-kreu i Kuvendit Veseli pas leximit të aktakuzës hodhi poshtë të gjitha pretendimet duke deklaruar se është i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.

Veseli: I nderuar gjykatës i dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam terësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.

Ora news

Lajme të tjera

Pas 7 orësh hapet aksi Librazhd-Prrenjas

Librazhd Në vijim të informacionit të dhënë për bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor “Librazhd – Qafë Thanë”, në vendin e quajtur Dragostunjë, ju njoftojmë...

“Ra mali, kemi 5 orë të bllokuar”/ Aksi Librazhd-Prrenjas i paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve: Jemi të sëmurë! Qeveria…

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik, ndërsa mes tyre ndodhen fëmijë...

Fuga-Mazniku skemë tenderash në Bashkinë e Veliajt me kompaninë “INET Albania” (Dokumentet)

Një seri kontratash publike të fituara nga kompania INET ALBANIA sh.p.k në institucionet e varësisë së Bashkia Tiranë ngre pikëpyetje mbi përqendrimin e fondeve,...

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas! Fadromat hedhin dherat dhe shkëmbinjtë në ujërat e lumit

Aksi Librazhd-Prrenjas u bllokua ditën e sotme pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve. Pas situatës së rënduar në këtë...

Skandal në aksin Librazhd-Prrenjas! Rruga kombëtare paralizohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania zhduket nga terreni

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh...

Skandal/ Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve brenda ditës me 4000%

Një listë e gjerë barnash kanë pësuar rritje të çmimit duke filluar nga muaji janar i këtij viti. Madje, disa prej tyre kanë pësuar rritje...