Makina e Igli Kanit, sekretarit të gjyqtares Enkelejda Hoxha e arrestuar pak ditë më parë nga SPAK, është djegur gjatë natës në Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, 18 shkurt.

Mjeti i djegur  tip “BMW Seria 1” është konstatuar nga nëna e Kanit.

“Më datë 18.02.2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në Krujë” njoftoi policia.

Makina ka qenë e parkuar kur ka marrë flakë.

“Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht”, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(Foto ilustruese)