11.2 C
Elbasan

Sërish 9 të vdekur sot nga COVID, 321 raste të reja dhe mbingarkesë në spitale

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e fundit lidhur me pandeminë në vend.

Pavarësisht masave të qeverisë dhe faktit që vetëm në 24 orët e fundit Policia e Shtetit ka vënë rreth 214 milionë lekë gjoba për qytetarët që nuk mbajnë maska në rrugë, shifrat e infektimeve dhe vdekjeve paraqiten sërish të larta.

Sipas saj, në 24 orët e fundit janë regjistruar 321 raste të reja, ndërsa 9 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, e njëjta shifër me një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 121 pacientë, ndërsa situata në Spitalet Covid paraqitet e rëndë me 328 shtretër të zënë momentalisht.

VDEKJET

Një 44 vjeçar, një 70 vjeçar, 71 vjeçar, 78 vjeçar, dhe dy qytetare 84 vjeçare nga Tirana, NJË 67 vjeçar nga Mallakastra, NJË 74 vjeçar dhe 82 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

SITUATA NË SPITALE

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 328 pacientë, 12 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

SHPËRNDARJA GJEOGRAFIKE E RASTEVE TË REJASIPAS BASHKIVE

173 raste në Tiranë, 22 në Kavajë, nga 12 raste në Korçë, Pogradec, 11 në Fier, 10 në Vlorë, 9 në në Elbasan, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Gramsh, nga 6 raste në Durrës, Sarandë, nga 4 raste në Berat, Mat, Kuçovë, nga 3 raste në Lezhë, Gjirokastër, Përmet, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Has, Mallakastër, Kamëz, Peqin, Kolonjë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Delvinë, Dibër.

COVID-19 – Statistika (2 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 321
Të shëruar ne 24 orë 121
Të shtruar në spitale 328
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1446

Testime totale 126,692
Raste pozitive 21,523
Raste të shëruara 11,367
Raste Aktive 9,629
Humbje jete 527

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4896
Durrës 879
Fier 731
Korçë 595
Shkodër 539
Lezhë 434
Elbasan 431
Vlorë 397
Berat 287
Kukës 200
Gjirokastër 144
Dibër 96

Lajme të tjera

E PLOTË/ Pezullimi nga funksionet publike të Ballukut, zbardhet vendimi i Kushtetueses. Si argumentuan 8 anëtarët e trupës së gjyqtarëve për kërkesën e qeverisë

Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e qeverisë mbi pezullimin nga funksionet publike të zv/kryeministres Belinda Balluku, i cili la në fuqi vendimin...

LAJMI I FUNDIT/ Kushtetuesja lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin në lidhje me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres dhe...

“Anëtarë të Kushtetueses janë blerë nga politika. 4 janë në ‘lupën e ndërkombëtareve dhe SPAK”/ Llabani: Klodjan Braho ka lëshuar urdhër për survejim…

Gazetarja Anduena Llabani në një intervistë në “News24”, deklaroi se katër anëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë në lupën e ndërkombëtarëve por edhe të SPAK. Gjithashtu...

Burg për drejtuesit! Gjykata e Durrësit jep vendimin për masën e dosjes Kurum

1. Shtetasi R.B- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi 2. Shtetasi Sh.H- dyshuar...

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, flasin fqinjët e tyre në Peqin: Po na dridhet shpirti

Një tragjedi e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qytezën e vogël të Porcarit, në Itali, ku një familje shqiptare humbi jetën për...

Qeveria miraton amnistinë penale, ministri i Drejtësisë: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu! Ulje dënimi për 853 të dënuar

Qeveria miratoi sot Amnistinë Penale. Lajmin e konfirmon Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një deklarate pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ai thotë...