9.1 C
Elbasan

Sërish rekord të infektuarish, 507 raste të reja dhe 11 të vdekur

Vazhdojnë të shënohen shifra rekord të infektuarish me Covid-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit numri i personave që janë testuar pozitivë me COVID-19 është 507, ndërsa kanë ndërruar jetë edhe 11 pacientë.

Fatmirësisht betejën me COVID-19 e kanë fituar gjatë këtyre orëve 140 qytetarë.

Kufizimi i lëvizjes – Do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në 06:00 dhe në të njëjtin orar do të jenë të mbyllura baret, restorantet, lokalet përveç shërbimit delivery (shërbimi në banesë).

Testime dhe raste – Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,384 testime, prej të cilave 520 janë testime jnë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 507 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

295 raste në Tiranë, 45 në Durrës, 27 në Fier, 25 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Berat, 16 në Librazhd, 12 në Vlorë, 11 në Pogradec, 10 në Korçë, 7 në Gjirokastër, 6 në Kavajë, nga 4 raste në Devoll, Has, 3 në Sarandë, nga 2 raste në Kukës, Përmet.

Shërime – Në 24 orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,493 që nga fillimi i epidemisë.

Në spitale – Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.

Vdekje – Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

Një 43 vjeçar nga Gjirokastra, një një 58 vjeçar nga Peqini, një 66 vjeçar nga Pogradeci, një 48 vjeçar nga Fieri, një 68 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Berati, një 53 vjeçare dhe një 78 vjeçare nga Korça, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 78 vjeçare, dhe një 85 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (11 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                  507

Të shëruar ne 24 orë                140

Të shtruar në spitale               363

Humbje jete në 24 orë               11

Testime ditore                         2384

Testime totale                146,188

Raste pozitive                25,801

Raste të shëruara          12,493

Raste Aktive                   12,718

Humbje jete                     590

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                6229

Durrës                 1094

Fier                      971

Korçë                776

Shkodër           742

Elbasan            650

Lezhë               559

Vlorë               559

Berat               378

Kukës              306

Gjirokastër    330

Dibër                124

Lajme të tjera

“Do të vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot për…

Autoritetet serbe pretendojnë se kanë arrestuar dy persona të dyshuar për komplot për të vrarë Presidentin Aleksandër Vuçiç, gruan dhe fëmijët e tij. Arrestimet vijnë...

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament, nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë

Ambra Alimeti, që nga dita e premte është 13-vjeçarja më e njohur në vend. Me fjalimin dhe e saj në parlament nxënësja e shkollës 9...

Tërmet në Elbasan

Tërmet në Elbasan Epiqendra ne Rrase te Belshit Rihter 4.2

Rrëshqitja e dherave në aksin Përrenjas-Librazhd, drejtori i ARRSH: Nuk mund të them një afat kohor për ndërtimin e rrugës së re

Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli, ka folur për ndërtimin e rrugës së re, pas rrëshqitjeve të dheut në aksin Përrenjas-Librazhd. Ai u shpreh se nuk...

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Kreu i ARRSH: U vendos ndërtimi i një rruge të re alternative dhe prishja e urës

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli njoftoi sot përmes një konference për shtyp se do të ndërtohet një rrugë e re përgjatë hekurudhës...

Zbuloni vetitë çudibërëse të xhinxherit!

Për mijëra vjet, xhinxheri është përdorur për trajtimin e sëmundjeve të panumërta për shkak të efekteve të tij të fuqishme terapeutike dhe parandaluese. Xhinxhenri ka...