9.8 C
Elbasan

Sërish shifra të tmerrshme nga Covidi: 7 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit, sa persona dolën pozitivë

Shtatë pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Po gjatë këtyre orëve, janë kryer 2.409 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 532 persona.

Viktimat janë: një 58 vjeçar dhe një 62 vjeçar nga Kavaja, një 60 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Korça, një 78 vjeçar nga Shkodra, një 85 vjeçare nga Tirana.

Sa i përket situatës në spitalet Covid, aktualisht po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kufizoni kontaktet.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,409 testime, prej të cilave 354 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 532 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

191 raste në Tiranë, 42 në Durrës, 32 në Krujë, 31 në Elbasan, 28 në Kurbin, 27 në Shkodër, 19 në Sarandë, 17 në Pogradec, 15 në Vlorë, nga 12 raste në Lezhë, Librazhd, 11 në Përmet, nga 9 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, nga 8 raste në Devoll, Gjirokastër, Malësi e Madhe, 7 në Gramsh, 6 në Fier, nga 5 raste në Berat, Bulqizë, nga 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Mat, nga 2 raste në Skrapar, Delvinë, Has, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,767 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 58 vjeçar dhe një 62 vjeçar nga Kavaja, një 60 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Korça, një 78 vjeçar nga Shkodra, një 85 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (14 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 532, Të shëruar ne 24 orë 100, Të shtruar në spitale 389, Humbje jete në 24 orë 7, Testime ditore 2,409, Testime totale 153,149, Raste pozitive 27,233, Raste të shëruara 12,767, Raste Aktive 13,854, Humbje jete 612.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6797, Durrës 1170, Fier 1005, Korçë 819, Shkodër 821, Elbasan 730, Vlorë 614, Lezhë 616, Berat 419, Gjirokastër 392, Kukës 329, Dibër 142.

Lajme të tjera

Fuga-Mazniku skemë tenderash në Bashkinë e Veliajt me kompaninë “INET Albania” (Dokumentet)

Një seri kontratash publike të fituara nga kompania INET ALBANIA sh.p.k në institucionet e varësisë së Bashkia Tiranë ngre pikëpyetje mbi përqendrimin e fondeve,...

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas! Fadromat hedhin dherat dhe shkëmbinjtë në ujërat e lumit

Aksi Librazhd-Prrenjas u bllokua ditën e sotme pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve. Pas situatës së rënduar në këtë...

Skandal në aksin Librazhd-Prrenjas! Rruga kombëtare paralizohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania zhduket nga terreni

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh...

Skandal/ Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve brenda ditës me 4000%

Një listë e gjerë barnash kanë pësuar rritje të çmimit duke filluar nga muaji janar i këtij viti. Madje, disa prej tyre kanë pësuar rritje...

Merr flakë banesa në Maliq/ Familjarët ishin në gjumë, zjarri nisi nga…

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se zjarri ka përfshirë katin e dytë të një banese në këtë fshat. Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet por...

Zbuloni përfitimet e çajit të luleshtrydhes dhe vetitë e tij antioksiduese

Çaji i luleshtrydhes është një nga ato çajra me të cilët bie në dashuri me shikim të parë.Një ngjyrë e bukur, një aromë e...