8.4 C
Elbasan

Sezoni i ri shkollor, Evis Kushi: Rihapet procesi i regjistrimit online nga data 15 deri në 30 gusht

Për të gjithë nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta të cilët nuk kanë mundur të regjistrohen për vitin e ri shkollor, procesin online në portalin e-Albania do të rihapet nga data 15 deri në 30 gusht.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se në rastet kur shkollat kanë kapacitete të mjaftueshme, mund të regjistrojnë edhe nxënës jashtë zonës së banimit, pas miratimit nga ZVA-të përkatëse mbi bazën e arsyeve të legjitimuara.

Sipas saj, shkolla duhet të kthejë përgjigje brenda 24 orëve pas kërkesës për regjistrim dhe në rast refuzimi, të interesuarit duhet të vazhdojnë aplikimin brenda afatit në shkollën ku u takon regjistrimi.

“Rihapet portali e-Albania për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta

Një nga risitë më pozitive për vitin e ri shkollor 2021-2022 është regjistrimi online i nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta nëpërmjet portalit e-Albania, ku prindërit e plotësojnë formularin në vetëm 1 minutë, pa pasur nevojë të mbledhin dokumentacionin nga institucione të ndryshme, pasi tashmë këtë gjë e bëjnë vetë shkollat.

Nisur nga shqetësimet e përcjella nga institucionet tona arsimore, prindërit dhe nxënësit, lidhur me pamundësinë në disa raste të regjistrimit për arsye teknike, apo tejkalimit të afateve të përcaktuara, po punojmë ngushtësisht me strukturat tona dhe me AKSHI-n për përmbushjen me sukses të procedurave.

Konkretisht, në periudhën 15 – 30 gusht do të rihapet portali e-Albania për regjistrimin e nxënësve, duke u dhënë mundësi prindërve të bëjnë kërkesën, si dhe të parashtrojnë arsyen e regjistrimit në shkollën jashtë qendrës së banimit.

Në rastet kur shkollat kanë kapacitete të mjaftueshme, mund të regjistrojnë edhe nxënës jashtë zonës së banimit, pas miratimit nga ZVA-të përkatëse mbi bazën e arsyeve të legjitimuara.

Shkolla duhet të kthejë përgjigje brenda 24 orëve pas kërkesës për regjistrim. Në rast refuzimi, të interesuarit duhet të vazhdojnë aplikimin brenda afatit në shkollën ku u takon regjistrimi.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe përshtatjen në një kohë shumë të shpejtë me procedurat e reja. Suksese!”, shkruan Evis Kushi. m.v/abcnews.al

Lajme të tjera

Prindër të 7 fëmijëve, detaje nga krimi i rëndë në Fier, çifti kishte pasur konflikte edhe më herët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të marte fshatin Kuman, në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten...

E rëndë/ 80 vjeçari vret me armë zjarri gruan dhe mënpas veten

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë),...

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi nga profesori Rigers Bakiu, duke ngritur shqetësim për sigurinë në zonat bregdetare. Sipas...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...