7.6 C
Elbasan

Shehu: Doni të na mbyllni gojën! Balla: Po veprojmë si Evropa për kohën! Rushaj: Gënjeshtër

Minutazhi i vënë në dispozicion për mazhorancën  dhe opozitën në Kuvend ka sjellë debate mes palëve. Opozita kërkon ndërprerjen e seancës duke pretenduar se pandemia po përdoret për “t’u mbyllur gojën” deputetëve.

Deputeti i PD Tritan Shehu tha se vendi nuk ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë por sipas tij kjo gjendje kërkohet të shpallet në Kuvend.

“Ju duhet të kërkoni që deputetët të jenë sa më aktivë, si mund të jenë deputetët sa më aktivë kur ju ua prisni fjalën. Zoti kryeministër keni shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Shqipëri? ji, dhe kërkoni të shpallni gjendje të jashtëzakonshme në parlament. Se ju e keni kërkuar, ju jeni ai që komandoni, zonja kryetare bëhet zëdhënësja juaj. Të ndërpritet seanca sot dhe të vendoset rregulli. U kujtohet çkërkuat me komisionet që tu hiqnit zërin komisioneve, këtë doni të bëni dhe në parlament”, tha Shehu.

Në përgjigje të tij kryetari i grupit parlamentar të PD Taulant Balla deklaroi se minutazhi është arritur me konsensus në Konferencën e Kryetarëve. E njëjta gjë sipas Ballës është bërë edhe nga vende të tjera. Sipas tij Kuvendi duhet të japë shembull te qytetarët se si duhet të sillen përballë pandemisë.

Sot zhvillohet seanca e PE në Strasburg. Diskutimet janë atje 4 orë për 708 eurodeputetë. Nga Shehu u tha se nuk jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Ne jemi në gjendje të një pandemie botërore zotëri. Ska parlament në botë që zhvillon seancat me kohë të reduktuar.  Kemi bërë një ndryshim në punën e komisioneve, apeli im është që  ti bindemi asaj kërkese që ia bëjmë qytetarëve, por ende kemi deputetë që se kanë bërë këtë detyrim. Mos abuzoni duke iu referuar rregullores. Demokracia është çështje numrash është një marrënjë vendim nga konferenca e kryetarëve për këtë çështje. Ne kemi një përgjegjësi, ajo është për ta shëndrruar Kuvendin në modelin si duhet të sillet shoqëria jonë përballë pandemisë. Nuk e kemio fituar ende luftën me COVID”, tha Balla.

Kurse kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj tha se nuk kanë dhënë konsensus për shkurtimin e kohës dhe se ky vendim sipas tij është i njëanshëm nga PS.

“ Po gënjen. Ky është një vendim i njëanshëm. E keni ndryshuar në mënyrë të njëanshme rregulloren. Për asnjë nga këto çështje nuk është dhënë dakordësia jonë që të shkurtohet koha”

Lajme të tjera

Vrasje me thikë, 47-vjeçari goditet për vdekje nga bashkëmoshatari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me mjet...

Bllokimi i rrugës Librazhd-Prrenjas! ARRSH orienton drejtuesit e automjeteve drejt aksit tjetër problematik

Ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin aksin Lozhan–Moglicë–Gramsh si rrugë alternative, ky segment paraqitet me dëmtime të...

Bllokohet aksi Librazhd-Pogradec. Policia mbyll rrugën

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Në vijim të njoftimit të dhënë, për qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor "Librazhd-Pogradec", informojmë se do të bëhet bllokimi...

Rrëshqitje dherash në Librazhd-Pogradec, vështirësohet situata tek ‘Arrat e Gurrës’, ndalohet qarkullimi për autobusët dhe mjetet e tonazhit të rëndë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se situata në vendin e rrëshqitjes në segmentin Arrat e Gurrës, aks Librazhd-Pogradec, është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Për...

I bëri Ramës listën e deputetëve me bandat/ GJKKO liron nga burgu Jurgis Çyrbjan

Gjykata e Posaçme liroi nga qelia ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Vendimi është marë mëngjesin e sotëm, (21 shkurt) pasi gjykata pranoi kërkesën e...

Të humbura në rërë: Mumjet 7,000-vjeçare të gjetura në Sahara i përkasin një prejardhjeje të panjohur njerëzore

Prej kohësh dihet se Shkretëtira e Saharasë, sot një nga rajonet më të thata dhe më të pafavorshme në botë, ishte krejt e kundërta...