10.3 C
Elbasan

Shehu: Po falsifikoni të dhënat e testimit!

Nga Tritan Shehu.

Po ‘falsifikoni’ të dhënat e testimit! Edhe në qoftë se vet Kryeministri është autori i kësaj parodie numrash me testet, dua t’u them kolegëve të Komitetit që nuk mund të heshtin përpara këtij veprimi antishkencor:

Për të transmetuar imazhin e rritjes së numrit të testeve PCR, prej ditësh në të dhënat e testimit të popullsisë transmetohet një shifër e vetme, që duket se përmbledh pa diferencim ato të testimit mjeran publik e gratis së bashku me çfarë kryhet në institucionet jopublike kundrejt pagesës nga individë sporadike – për arsye nga më të ndryshmet, jashtë skemës së miratuar – që Komiteti i quan “teste administrative”, pra jomjekësore.

Heshtja mbas pyetjeve tona e konfirmon këtë, gjë që përbën një falsifikim shkencor me qëllim rritjen formale të numrit, manipulimin e të dhënave siç është pozitiviteti i lartë në testimin publik, etj.

Kështu, mbasi vazhdoi për muaj bllokimi talebanesk i laboratorëve me pasoja të rënda afatgjatë, duket se po futemi në një lojë tjetër antiprofesionale, por me qëllim të njëjtë, mashtrimin me shifrat e me pasoja të pallogariteshme.

Aktualisht testimi epidemiologjik në vend ka nevojë minimalisht për 2500 teste PCR në ditë, përveç imunologjisë.

Për këtë duhen aktivizuar të gjitha kapacitetet laboratorike të vendit, publike apo jopublike, por të gjitha këto në bazë të një metodike universale e gratis.

Ky do të quhej testim i popullsisë, i domosdoshëm për të implementuar strategjinë “Test, test, test, identifikim, izolim, mjekim”, racionale aktualisht.

Kjo që po ndodh është së paku krim profesional për profesionistët!

© SYRI.net

Lajme të tjera

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...