Një masiv i madh dheu bllokoi për disa orë me radhë lëvizjen normale të automjeteve Bulqizë- Peshkopi.

Shembja ka ndodhur në fshatin Sofraçan në vendin e quajtur “Tre çezmat”.

Balta e madhe është kthyer në burim aksidenti, ndërsa pritet ndërhyrja e firmës mirëmbajtëse për të bërë të mundur pastrimin e dheut.

Probleme vazhdon të ketë edhe në segmentin Qafa e Buallit-Bulqizë.

Në këtë aks të rrugës së Arbrit ka rënie të vazhdueshme të gurëve, duke u bërë burim aksidenti për përdoruesit e rrugës.