12.8 C
Elbasan

Shërbimi Psiko-Social/ Ministrja Kushi: Dyfishimi i numrit të punonjësve vjen si përgjigje e nevojave në shkollat tona

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi në një interpelancë ka sqaruar se puna e punonjësve psiko-social në këtë periudhë pandemie bëhet më e rëndësishme se asnjëherë më parë.

Ajo theksoi se rritja e vazhdueshme e numrit të psikologëve dhe punonjësve të shërbimit psiko-social vjen si reflektim ndaj problematikave që janë konstatuar në mënyrë të vazhdueshme në shkollat tona.

Ministrja ka dhënë detaje në lidhje me risitë që sjell urdhri nr. 313/2020 në shërbimin psiko-social.

Ky urdhër sjell dyfishim të numrit të punonjësve në sistem, dhe shtim të tyre për nxënësit me aftësi të kufizuara në shkollat normale, për nxënës të kthyer nga emigracioni, viktima apo viktima të mundshme të trafikimit, romë/egjiptianë, etj.

Një tjetër pikë është edhe përmirësimi dhe qartësimi i procedurës për emërimin, pezullimin dhe largimin nga shërbimi të punonjësit të shërbimit psiko-social, duke bërë që të rekrutohen punonjës cilësorë dhe në mënyrë transparente, ku ka vlerësim me dosje, testim me shkrim dhe intervistë të strukturuar.

Ky urdhër përmirëson gjithashtu edhe përshkrimin e punës së drejtuesit dhe supervizorit të njësisë së shërbimit psiko-social, mënyrën e emërimit të tyre në përshtatje me strukturat e reja arsimore vendore dhe integron aspekte të ndryshme të këtij shërbimi.

Shërbimi psiko-social përbën një përparësi edhe në strategjinë e re të arsimit 2021-2026. Ndër të tjera parashikohet sigurimi i kushteve optimale të punës për këtë shërbim, ku në shkolla do të përgatiten dhoma të veçanta dhe do të sigurohen pajisjet e nevojshme për psikologët dhe punonjësit socialë.

Përparësi gjithashtu do të ketë edhe zhvillimi në vazhdimësi i kapaciteteve të punonjësve të shërbimit psiko-social, si dhe hartimi i protokolleve dhe instrumenteve të standardizuara të punës për këtë shërbim

TCH

Lajme të tjera

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...

Pas 11 ditësh bllokim, ARRSH: Aksi Librazhd-Prrenjas hapet sot në orën 12:00

Rruga Librazhd-Prrenjas do të hapet mesditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetë sociale ARRSh bën me dije se në këtë aks do kenë mundësi...

Shkarkimi i Prodës/ Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Procedurat dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë hapur aplikimet për drejtuesin e ri. Përmes një...

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...