11 C
Elbasan

Sherr për një vajzë, arrestohet djali ish-deputetit të PD-së! Qëlloi me armë 39-vjeçarin në Bllok

Dy persona janë plagosur gjatë natës në zonën e Bllokut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, ndërsa është përdorur edhe arma e zjarrit.

Burime në polici bëjnë me dije se është plagosur me armë në këmbë një 31-vjeçar, ndërsa është dëmtuar me sende të forta edhe Rois Babasi, djali ish-deputetit të PD-së Ndriçim Babasi. Të dy ndodhen në spital, por fatmirësisht pa pasoja për jetën. Paraprakisht bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për punë femrash.

Policia mëngjesin e sotëm, pasi ka marrë ndihmën mjekësore ka arrestuar Rois Babasin, i plagosur me sende të forta. Rois, djali i ish-deputetit të PD-së, duke parë situatën ka nxjerrë armën dhe ka plagosur personin tjetër 31-vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit, ndërsa janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë të cilët ishin në lokal, ku nisi sherri.

Tani djali i ish-deputetit do të përballet në gjykatë me akuzat “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”

/Shqiptarja.com

Lajme të tjera

Elbasan/ Lidhi ujin në mënyrë të paligjshme, procedohet e moshuara

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen...

Nga trafikimi i kokainës te vrasjet/ Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal me bzë në qytetin e Vlorës, i përfshirë në trafikun...

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...