9.6 C
Elbasan

Sherri mes 3 personave në Durrës, pas 3 javësh Policia arreston të riun, qëlloi me armë zjarri dhe u ‘zhduk’

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi disa javë më parë ka qëlluar me armë zjarri në ajër. (Lexo këtu) Mësohet se bëhet fjalë për Alvaro Strefin, i cili më 2 korrik, pas një konflikti nxorri armën dhe qëlloi në ajër.

I riu nga Shijaku qëlloi ndaj dy personave të tjerë, të identifikuar me inicialet F. T., 18 vjeç dhe Sh. T., 24 vjeç. 33-vjeçari akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, shkelje për të cilat rrezikon deri në 7 vjet heqje lirie.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Qëlloi me armë zjarri pistoletë në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta, dhe u largua nga vendngjarja, kapet dhe ndalohet autori i ngjarjes së ndodhur më datë 02.07.2020, në lagjen nr. 13, Plazh.

Vihet në pranga 33-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shërbimet e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. V., 33 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Ky shtetas dyshohet se më datë 02.07.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve F. T., 18 vjeç dhe Sh. T., 24 vjeç, banues në Durrës dhe më pas ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe është larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

(k.m/dosja.al)

Lajme të tjera

Elbasani i hedh ‘shigjeta të hidhura’ Partizanit, e thumbon për ankesat për gjykimin

Sfida e luajtur në Arenën e Demave mes Partizanit dhe Elbasanit në çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, u shoqërua me polemika të...

Materazzi dhe kartoni i kuq i Zidane, ish mbrojtësi kujton: Gjithçka nis nga një qortim i Gattusos

Italia është një prej skuadrave që do të luajnë në playoffin e Botërorit të kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe...

E PAZAKONTË NË HIMARË! Shëtitorja mbulohet nga sasi të mëdha rëre, zhvendoset rëra nga bregu drejt bulevardit

Shëtitorja e Himarë është mbuluar nga sasi të mëdha rëre, pasi erërat e forta kanë zhvendosur rërën nga bregu i detit drejt bulevardit përgjatë vijës bregdetare. Rëra...

Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian, vlerësohet bashkëpunimi SPAK–AAPSK

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit,...

Gjyqtarja e Posaçme mbetet e bllokuar në Dubai pas pezullimit të fluturimeve si pasojë e luftës, shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”

Gjykata e Posaçme ka shtyrë disa seanca gjyqësore për shkak të mungesës së gjyqtares Engjëllushe Tahiri. Kjo për shkak se zonja Tahiri ndodhet prej disa...

Përdori sistemin elektronik dhe kredencialet e koleges duke përfituar 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e postës në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse...