15.5 C
Elbasan

Shirat e rrëmbyeshëm gjatë natës/ Lushnja dhe Lezha “zgjohen” nën ujë, përmbyten akset kryesore të qyteteve, probleme në qarkullimin e mjeteve

 Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, ku gjatë natës nuk kanë munguar edhe shirat e rrëmbyeshëm. Vetëm pak minuta shi kanë mjaftuar që të përmbyten disa lagje të qyteteve të vendit.

Mëngjesin e sotëm qyteti i Lushnjes është “zgjuar” nën ujë. Mësohet se nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë gjatë natës kanë përmbytur disa akse kryesore të qytetit. Ndërkohë në qytet janë krijuar edhe radhë të gjata makinash.

Foto nga përmbytjet në Lezhë:

Po kështu, nga shirat janë përmbytur edhe disa lagje të qytetit të Lezhës. Në lagjet “11Janari” dhe në lagjen “Besëlidhja” uji ka arritur në disa centimetra dhe makinat kanë vështirësi në lëvizje. Në këto rrugë kanë shpërthyer edhe ujërat e zeza dhe e gjithë kjo problematikë vjen si pasojë e mos pastrimeve të kanaleve kulluese në qytetin e Lezhës.

Ndërsa në qytetin Kukësit, në mungesë të burimeve ujore dhe thatësirës, reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë rritje të nivelit të ujit.

Madje është rritur edhe niveli i ujit në liqenin e Fierzës. Aktualisht Fierza është në nivelin 277m, ndërsa furnizimi me ujë i banoreve të qytetit është 3 orë në ditë, nga 10-20 minuta që ishte si pasojë e mungesës së reshjeve gjatë verës.

J.V/Dosja.al

Lajme të tjera

“Lufta”/ Spanja dërgon në Qipro fregatën “Cristóbal Colón”

Spanja po dërgon fregatën “Cristóbal Colón” në Mesdheun Lindor për të siguruar mbrojtje për Qipron mes tensionit që mbizotëron ditët e fundit në Lindjen e Mesme.  Fregata spanjolle...

Falsifikuan dokumentet e një prone/ Ekzekutohen masat e sigurisë për 5 persona, e pësojnë tre punonjës të ASHK-së

Pesë persona janë vënë nën masa sigurie për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, pas një operacioni të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve...

Ekstradohet nga Britania në Shqipëri, anëtari i grupit të Laert Haxhiut

Është ekstraduar nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë shtetasi Lorenc Lala, alias (Kristian Lala, Ilir Lamberti, 49 vjeç, lindur në Lushnje. Lorenc Lala,...

2 javë i bllokuar, aksi Librazhd–Prrenjas do të jetë i aksesueshëm për të gjitha llojet e automjeteve

Aksi rrugor Librazhd–Prrenjas, i cili u rihap për qarkullim këtë javë pas ndërhyrjeve intensive në terren, do të jetë i aksesueshëm për të gjitha...

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...