11.1 C
Elbasan

Shitblerja e votës, shqetësimi i parë i shqiptarëve kur flitet për reformën zgjedhore

Kur vjen puna te reforma zgjedhore, ndër tre çështjet më shqetësuese për shqiptarët janë shitblerja e votës, përfshirja në lista e personave me të shkuar kriminale dhe përdorimi i administratës publike gjatë fushatave elektorale dhe zgjedhjeve.

Një anketë e IDRApoll.com mbi marrëveshjen e reformës zgjedhore doli në përfundimin se 77% e të anketuarve e shohin fenomenin e shitjes së votës si më problematikun. Më pak shqetësuese, sipas të anketuarve, duket pamundësia e emigrantëve për të votuar apo diskriminimi gjinor në listat e kandidatëve.

Marrëveshja politike e arritur mes pozitës dhe opozitës joparlamentare duket se ka pikërisht qëllimin të adresojë problemet e mësipërme, por sa besim kanë qytetarët se këto probleme do të zgjidhen?

Për të matur këtë, në vijim të pyetësorit, të anketuarit janë pyetur nëse mendojnë se problemet e përzgjedhura prej tyre do të gjejnë zgjidhje nga marrëveshja e fundit.

Rreth 2/3 e të anketuarve mendojnë se problemi i parë, pra ai i “shitblerjes së votës”, nuk do të zgjidhet nga marrëveshja e fundit. Më optimistë duken për zgjidhjen që do sjellë kjo marrëveshje për sa i përket problematikës së dytë, asaj të “përfshirjes së kandidatëve me të shkuar kriminale”, më tepër se gjysma mendojnë se do të zgjidhet plotësisht ose pjesërisht ky problem. Ndërkohë në të gjitha problemet e tjera të përzgjedhura nga të anketuarit, ka një shpërndarje uniforme të besimit mbi efektet e marrëveshjes, e cila varion nga 30-40%.

Të anketuarit në këtë sondazh janë pyetur edhe për një nga tematikat që po mban të hapur debatin e reformës, siç është modeli i listës së kandidatëve. Gati 74% e të anketuarve preferojnë “listën e hapur” dhe vetëm 10% e tyre janë dakord me “listat e mbyllura”, pra të vijohet me modelin aktual, pjesa tjetër (16%) nuk janë në gjendje të japin një opinion mbi këtë pikë.

Megjithatë, interesant ngelet fakti se si qytetarët e kuptojnë termin “listë e hapur” apo “listë e mbyllur”. Më tej, në përpjekje për të kuptuar këtë, qytetarëve ju ofrua të zgjedhin mes alternativave të ndryshme, mënyrën më të përafërt të kuptimit të tyre për termin “lista të hapura”.

Rezultatet tregojnë se rreth 35% e tyre e mendojnë listën e hapur si një mundësi për të vendosur në fletën e votimit emrin e kandidatit që preferojnë. Nga ana tjetër, 26% e tyre duket se e kanë kuptuar më mirë termin “lista të hapura”, duke shkuar tek alternativa “unë përzgjedh në fletën e votimit një nga kandidatët e propozuar nga partia/koalicioni”.

Ndërsa 12% e tyre e konsiderojnë “listën e hapur” si një mundësi për të renditur në fletë votimi kandidatët e propozuar nga partia/koalicioni dhe 6% e kuptojnë “listën e hapur” si mundësi për të votuar për kandidatin e vetëm të propozuar nga partia/koalicioni në zonën e tyre zgjedhore.

Ky anketim është realizuar nëpërmjet një kampioni përfaqësues kombëtar të përbërë nga 1014 të anketuar me anë të panelit të anketimeve online. Toleranca e gabimit për këtë anketim është 3.1% me një interval besueshmërie 95%.

monitor

Lajme të tjera

Tentativa e vjedhjes i merr jetën shqiptarit në Itali/ 46-vjeçari rrëzohet nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, nuk i mbijetoi dot plagëve të marra

Një tentativë vjedhjeje në një vilë private i ka marrë jetën një 46-vjeçar shqiptar në Itali, i cili u rrëzua nga ballkoni ndërsa mundohej...

Aksident me dy të plagosur në Labinot Fushë

Një aksident ka ndodhur në zonën e Labinot Fushë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë...

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të zv/kryeministres. Peleshi cakton të hënën datën

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të publikojë të hënën urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Burime për News24,...

“Nuk mundem më” – Çfarë ndodhi me Kristin? Ai del nga muri, banorët tentojnë…

Big brother eleminon Kristin Një ngjarje e papritur ka ndodhur sërish me Kristin, i cili ka dalë nga muri. Në momentin që Selin e pa...

Dinamika/ U vetëplagos në dhomën e hotelit të të dashurit, zbardhet dëshmia e 18-vjeçares: E bëra sepse…

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në hotel Gjuta në Tiranë. Një 18-vjeçare, Natalia Murtati, është vetëplagosur me armë zjarri në dhomën...

Morën fshehur makinën e prindërve dhe u aksidentuan, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në Greqi, dy të tjerë të plagosur

Eljon Metaj, 16 vjeç, është shqiptari që ndërroi jetë dje në një aksident automobilistik në Greqi. Metaj ndërroi jetë dhe dy të tjerë u plagosën...