16.3 C
Elbasan

Shitje drogë, dhunë ndaj gruas dhe aksident me pasojë vdekjen, ‘nami’ me arrestime në Tiranë

6 persona kanë rënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Shitja e narkotikëve, dhunë ndaj gruas dhe aksident me pasojë vdekjen janë disa nga ngjarjes, për të cilat akuzohen këta persona.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin E. B., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin J. D. dhe pasagjerë shtetasit E. B. dhe E. M. dhe F. L., shtetasit E. B. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, ndërsa shtetasit J. D., E. M., dhe F. L. u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 36 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 26 vjeç, pasi në rrugën Peqin-Rrogozhinë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, drejtuesin e motorit, shtetasin A. P.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P., I. T. dhe T. H., pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

realnews

Lajme të tjera

Gjykata amerikane urdhëron konfiskimin e aseteve të Shqipërisë, pasi nuk zbatoi vendimin e arbitrazhit për të paguar 13 milionë $

Pas rastit të Francesco Becchettit, ku Shqipëria humbi dhe u detyrua të paguante 130 milionë euro, vendi është përballe vendimit për një tjetër konfiskim....

ZBARDHET DINAMIKA/ Plagosja e turkut në Sauk, 39-vjeçari kyç gojën para policisë: Nuk e njoh autorin…

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e Halil Uçar me origjinë turke, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar. Bëhet me dije se, Uçar, i...

“ZGJOHET” IRANI! “Homeland Justice” kërcënon deputetët shqiptarë: Bisedat e të korruptuarve janë në duart tona, do tua … (FOTO)

Hakerat e “Homeland Justice” kanë publikuar një mesazh kërcënues në Telegram, ku pretendojnë se zotërojnë komunikimet dhe korrespondencën e disa anëtarëve të Kuvendi i...

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya

Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi sot vendosjen e një sistemi mbrojtës ajror Patriot në qytetin Malatya, ku ndodhet edhe baza e radarit Küreçik,...

Sot nafta, 1.95 lekë për litë. Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Erisa Xhixho: Të nderuar qytetarë! Cmimi i naftës është rritur përsëri. Sot nafta ka arritur në rreth 1.95 lekë për litër. Rritja e çmimit të karburantit godet drejtpërdrejt...

Iu vendos tritol në makinë/ Oltjon Klosi jetonte mes Shqipërisë dhe Spanjës, autori u largua me biçikletë

Një sasi lënde plasëse iu vendos gjatë natës automjetit në pronësi të Oltjon Klosit në Tiranë Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërsa gazetarja Dorjana...