17.4 C
Elbasan

“Shmangni grumbullimet në shkollë”! Situata do vështirësohet”! Epidemiologu sqaron rrezikun e COVID-19

Grumbullimi i mësuesve me prindërit dhe nxënësit në shkollë duhet shmangur. Kështu është shprehur epidemiologu Ilir Alimehmeti në “ABC-në e mëngjesit” ku foli për situatën e koronavirusit në shkollë.

Ai tha se ende është herët për të folur për efektin e virusit në shkolla, dhe se rastet që po shohim sot në institucionet e arsimit, vijnë si pasojë e asaj që ka ndodhur 2-3 javë më parë.

“Efekti i COVID-19 në shkollë është shumë herët për t’u vlerësuar. Rastet që ne shohim sot janë më tepër efekti se çfarë ka ndodhur dy-tre javë më parë”, u shpreh epidemiologu.

Epidemiologu sqaroi se në këtë fazë të koronavirusit qytetarët janë më të përgatitur në lidhje me COVID-19, ndryshe nga fillimet kur u shfaq, ku dihej shumë pak për trajtimin e tij. Por gjithashtu ai sqaroi se duhen shmangur grumbullimet e fëmijëve me prindërit.

 “Grumbullimi i fëmijëve më prindërit, mësuesit në shkollë duhet shmangur”, tha ai.

“Situata në vjeshtë vjen duke u vështirësuar. Por testimet janë ato që do të mbushin boshllëkun e informacionit. Distanca, higjiena dhe maska vlen për çfarëdo lloj virusi respirator”, tha Alimehmeti.

Ndër të tjera epidemiologu shtoi se rreziku nga lëvizjet më urban është më i lartë se në kinema.

“Besoj që numri i personave që lëvizin me transport është shumë më i lartë se personat që shkojnë në kinema”.

/Abc News

Lajme të tjera

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...

E rëndë në Tetovë/11-vjeçari bie nga ballkoni në rrethana të paqarta, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën Industriale në Tetovë, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Sipas raportimevenga mediat...

Si u zhdukën shishet e verës me vlerë miliona euro të Ergys Agasit? SPAK nis hetimet, prokurori: Produkt i veprimtarisë kriminale

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar në një resort në pronësi të Ergys Agasit po...

Lufta prek naftën në Shqipëri/ Ngrihet lehtë çmimi, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit si në Kosovë

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e konfliktit në lindjen e mesme është reflektuar dhe në disa prej pikave të...

“Mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar të investojë paratë në lingota ari

Në emisionin “Në Shënjestër” u publikuan bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyEcc ku shihet se si kreu i grupit kriminal Franc Çopja kërkon të...