12.7 C
Elbasan

Shoferët, “kurban” të ndryshimit tek kolaudimi: Prishet sistemi, radhë të gjata në Tiranë

Shoferët e makinave janë ata që duket se do të përballen të parët me ndryshimet për shkak të përfundimit të koncensionit të kolaudimit të makinave.

Qindra të tillë janë duke pritur aktualisht në sportelet e Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Tiranë për të paguar taksat, ndërsa nga brenda u thonë se nuk punon sporteli.

Siç mëson abcnews.al, radha ka filluar që në orët e para të mëngjesit. Pasi kishin prenotuar bërjen e kolaudimit, shoferët i janë drejtuar sportelit për të paguar taksat, por nuk kanë mundur të bëjnë asnjë veprim për shkak se punonjësit u kanë thënë se nuk funksiononte sistemi.

Praktika është që taksat paguhen para bërjes së kolaudimit dhe ajo që po ndodh tani tek pika e nr.2 tek ish-NSHRAK pengon shoferët që të vijojnë më tej.

Mësohet se problemi me sistemin po ndodh për shkak të urdhrit që ka ardhur për kalimin kolaudimit nga koncensionari SGS tek Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Ndryshimet që janë duke u kryer në sistem kanë shkaktuar probleme, të cilat po pasqyrohet me situatën e krijuar.

Radhët e gjata tek kolaudimi janë një fenomen i njohur për fundvitin, megjithatë duket se kësaj here, kjo radhë është jashtë “radhe”. /abcnews.al

Lajme të tjera

Elbasan/ Lidhi ujin në mënyrë të paligjshme, procedohet e moshuara

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen...

Nga trafikimi i kokainës te vrasjet/ Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal me bzë në qytetin e Vlorës, i përfshirë në trafikun...

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...