6.5 C
Elbasan

Shpejtësi e alkool, “rrugorja” heq 29 patenta në autostradën e Elbasanit e Durrësit

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në dy autostradat që lidhin Tiranën me Elbasanin dhe Durrësin.

Sipas policisë përgjatë orëve të mbrëmjes së dy netëve të fundit janë pezulluar 10 patenta, për shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri në 141 km/h. Po ashtu janë pezulluar 19 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.31 mg/l deri në 0.48 mg/l.

Janë vendosur 42 gjoba me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi tej normave të lejuara që varionte nga 115 km/h deri në 127 km/h. Si dhe janë vendosur 39 masa administrative me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.09 mg/l deri në 0.29 mg/l.

Njoftimi i policisë:

Tiranë-Durrës-Tiranë-Elbasan-Tiranë.
Policia Rrugore e Tiranës, monitorim të pandërprerë me radarë , dragera dhe patrulla të lëvizshme , për të parandaluar aksidentet rrugore.
Monitorim, dhe me dragera në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e .
Gjatë dy netëve të fundit si rezultat i monitorimit me në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, nga Policia Rrugore e kryeqytetit u konstatuan shpejtësi nga 138 km/h deri në 141 km/h.
Ndërsa nga monitorimi me u konstatuan masa alkooli që varionin nga 0.09 mg/l deri në 0.41 mg/l.
Si dhe drejtues mjetesh në gjendje të dehur deri në masën 1.19 mg/l.
Përgjatë orëve të mbrëmjes së dy netëve të fundit janë pezulluar 10 Leje Drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri në 141 km/h.
Dhe 19 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.31 mg/l deri në 0.48 mg/l.
Janë vendosur 42 masa administrative me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi tej normave të lejuara që varionte nga 115 km/h deri në 127 km/h.
Si dhe janë vendosur 39 masa administrative me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.09 mg/l deri në 0.29 mg/l.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.
#MosUbejStatistikë
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj

Lajme të tjera

Video/ Besimtarët mysliman në Elbasan festojnë Fiter Bajramin

Edhe këtë vit qindra besimtarë myslimanë janë mbledhur në sheshin Gensher në Elbasan për të kryer faljen për Fiter Bajramin.

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë sot Fitër Bajramin. Në Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen...

Vetëdorëzohet në polici ish drejtori i burgut të Rrogozhinës

Burime nga blutë bëjnë me dije se ish drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëparaqitur në polici, për të dhënë sqarime të...

Shtëpi bari në Peqin/ Policia jep detaje

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave. Operacioni u zhvillua nga...

“Shtëpi bari” në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në një shtëpi në zonën e Peqinit, nga një aksion i organizuar nga policia këtë të enjte, 19...

Italia paketë masash në ndihmë të qytetarëve! Në Tiranë çmimi i naftës 200 lekë/litër, qeveria nuk ndërhyn

Tre javë nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, nafta në Tiranë ka arritur 200 lekë për litër. Përballë thellimit dhe zgjatjes së...