Aktualisht Shqipëria numëron 20,315 të infektuar që nga nisja e pandemisë, afro 9 mijë persona aktivë dhe 499 viktima.

Një ditë më parë, në vend u regjistruan 275 raste të reja dhe 6 viktima.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Nga Parlamenti Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, paralajmëroi se na presin 4 muaj të vështirë, ndërkohë që shumë vende në Europë ka nisur me aplikimin e masave shtrënguese, disa edhe me një “lockdown” të dytë.