10.1 C
Elbasan

Shqipëria në ditën e 7 të vaksinimit masiv, nis sot me efektivët e policisë! 500 punonjës të Forcave të Rendit dhe FNSH vaksinohen në ‘Air Albania’

Mijëra efektivë policie në të gjithë vendin do të nisin të marrin sot vaksinën anti COVID. Procesi do të nisë nga Tirana në stadiumin ‘Air Albania’. Lajmi i vaksinimit të policëve u dha dje nga Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu gjatë një vizite në Berat. Tashmë ka mbërritur pranë stadiumit kombëtar Rama, Manastirlu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

500 efektivë policie do të vaksinohen këtë të shtunë në ambientet e stadiumit Air Albania. Janë kryesisht efektivë të Forcave të Rendit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Përgjatë gjithë periudhës së pandemisë, përveç bluzave të bardha që kanë qenë në vijën e parë të zjarrit, efektivët e policisë kanë qenë grupi tjetër i radhës i rriskut. Për 13 muaj pandemi si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 28 punonjës policie, të cilët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë virusit të rrezikshëm. Ndërkohë, të infektuar deri më tani në total janë regjistruar më shumë se 2 mijë efektivë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë kryer 17.023 vaksinime në të gjithë vendin ndërkohë që nga totali prej 172.486 vaksinimeve të bëra mbi 100 mijë janë gjyshe dhe gjyshër. Po dje nisi edhe procesi i vaksinimit të gazetarëve dhe operatorëve i cili do të vijojë çdo ditë në orën 15:00 në sheshin “Skënderbej”.

 

K.T./Shqiptarja.com

Lajme të tjera

Dyshohet se ndihmoi të dashurin Safet Bajri në vrasjen e Fatbardh Licit/ Eria Ago kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar sot rekursin e Eria Ago-s, e cila ka kërkuar lirinë. E dashura e Safet Bajrit u arrestua më 26...

Sa zgjat një çështje e zakonshme në hetim?”, SPAK jep përgjigje publike

SPAK ka dhënë sqarime në lidhje me kohëzgjatjen e hetimeve për çështjet që trajton, në një kohë kur vëmendja publike është përqendruar tek rastet...

Me armë dhe drogë në makinë, 5 të arrestuar në Durrës

Në zbatim të planit të masave, gjatë 12 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur dy raste të lëvizjes me armë zjarri dhe lëndë...

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

Qeveria pakistaneze shpalli të enjten “luftë të hapur” ndaj autoriteteve talebane në Afganistan, pas një sulmi të forcave afgane në kufirin mes dy vendeve. Si...

Lëvizje në radhët drejtuese të policisë, ndryshojnë shefat e komisariateve në Pogradec, Krujë dhe Bulqizë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur një sërë ndryshimesh në drejtimin e disa komisariateve në vend. Sipas vendimeve të reja,...

Abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehur

SPAK shpalli pretencën ndaj 23 të akuzuarve të Universitetit Bujqësor të implikuar në nëntë tendera fiktivë me vlerë 90 milionë lekë. Prokurori Dritan Prençi kërkoi...