8 C
Elbasan

“Shqipërinë e gjetëm si pallat që mezi mbahej” Rama u kërkon qytetarëve kohë

Një vit pas tërmetit tragjik që 26 nëntorit 2019, i cili la pas 51 viktima dhe dhjetëra banesa të shkatërruara, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë për mediat dhe publikun një video-mesazh, ku përveç mesazhit kryesor Rama i ka kërkuar qytetarëve kohë për të të bërë shtetin që meritojnë

“Njerëzit ankohen, shpesh me të drejtë. Sa shumë ka akoma për të bërë në çdo fushë, në çdo aspekt.

Unë vetë nuk kënaqem, nuk kënaqem kurrë nga puna ime, s’kam se si.

Shqipërinë e gjetëm tamam si ato pallatet që nuk ranë, por mezi mbajnë. Por në këtë punë kam mësuar durimin.  Duhet shumë durim. Punët e mira duan kohën e tyre dhe për t’i bërë mirë duhet shumë durim. Bota shumë e shumë kohë më parë i ka ngritur ato që ne shohim sot.

Ne kemi nevojë për kohë që t’i kryejmë punët në të katër anët njësoj si me rindërtimin.

Edhe me ekonominë edhe me shëndetësinë,  arsimin edhe me infrastrukturën me gjithçka. Që të ndërtojmë shtetin që meritojnë fëmijët tanë.

Na duhet vetëm kohë dhe punë e durim. Sepse përkushtimi i madh nuk na mungon. Kjo mbase është pak por kjo është shumë e sigurt.” tha Rama  në fund të videos.

Ora tv

Lajme të tjera

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, reagon policia: Arrestohet një person, katër në kërkim, mes tyre vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Peqin/Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”. Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të...

Fiter Bajrami, Erion Murataj bën urimin e fortë

Urimi i Erion Murataj  "Gëzuar Fiter Bajramin! 🌙✨ Në këtë ditë të shenjtë, le të rikujtojmë vlerat e pastra të besimit : drejtësinë, ndershmërinë dhe mëshirën...

Iu kapën 4 mijë rrënjë kabanis në një maganizë, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Rrogozhinës: Është në pronësi të vëllait

Policia ka vendosur lirimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa pas marrjes në pyetje. Hasa u vetëdorëzua në polici vetëm disa orë pasi...

U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinat e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

  BilalLirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa. Hasa pasi u dorëzua dje në polici, hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga policia, duke deklaruar se...

Elbasani ëndërron trofetë: Stadiumi pritet të mbushet me mijëra tifozë, për femrat biletat do të jenë gjithmonë falas

Sezoni aktual futbollistik po shndërrohet në një nga më emocionuesit për qytetin e Elbasanit. Ekipi verdh e blu, falë rezultateve të shkëlqyera në kampionat...

Kryepolici i ri, ja si do të vlerësohen kandidatët në konkurs. Ministria e Brendshme kërkon informacion nga SPAK

Përzgjedhja e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit po shkon drejt fazës finale. Javën e ardhshme do të bëhet zyrtarisht publik...