15.7 C
Elbasan

Shtohen numrat e Covid-19 në vend, 162 raste të reja, 4 vdekje dhe 231 në spital

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 150 të shëruar, 162 raste të reja dhe 4 humbje jete

Vazhdojnë shifrat e larta të Covid-19 në vendin tonë, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 pacientë.

Ndërkohë, nga 914 testime t e bëra, kanë rezultuar 162 raste të reja.

Fatmirësisht 150 persona e kanë fituar luftën me virusin.

Ndërsa numri i personave në spital është rritur nga dita e djeshme, duke shkuar në 231 ditën e sotme.

Testime dhe raste – Janë kryer 914 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 162 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar.

Shërime – Janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Në spital – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Vdekje – Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Kavaja, një 72 vjeçar nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të mos e ulin asnjë moment vigjilencën në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (7 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         162

Të shëruar ne 24 orë                      150

Humbje jete në 24 orë                  4

Testime ditore                                  914

Testime totale                   94,840

Raste pozitive                    14,730

Raste të shëruara             9115

Raste Aktive                        5208

Humbje jete                          407

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               2711

Durrës                  563

Shkodër               393

Lezhë                   256

Korçë                   253

Elbasan                 226

Fier                      225

Vlorë                  185

Kukës                 139

Berat                  125

Dibër                   77

Gjirokastër         55

Lajme të tjera

Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian, vlerësohet bashkëpunimi SPAK–AAPSK

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit,...

Gjyqtarja e Posaçme mbetet e bllokuar në Dubai pas pezullimit të fluturimeve si pasojë e luftës, shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”

Gjykata e Posaçme ka shtyrë disa seanca gjyqësore për shkak të mungesës së gjyqtares Engjëllushe Tahiri. Kjo për shkak se zonja Tahiri ndodhet prej disa...

Përdori sistemin elektronik dhe kredencialet e koleges duke përfituar 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e postës në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse...

Librazhd/ Plagosi me thikë një 46-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet autori

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas njoftimit për konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në afërsi të urës së qytetit të Librazhdit,...

Procesi gjyqësor në ngarkim të Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit. Fotografi i Trejsi Sejdinit: I nisnin para nga Shqipëria, nuk e di nëse ishin...

Procesi gjyqësor në ngarkim të Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit. Flet fotografi i Trejsi Sejdinit në gjykatë. Dëshmon Klevin Halili: Nuk kam dëgjuar asnjëherë për Leonard...

Rritja e çmimit të bukës nga 120 në 150 lekë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në Korçë

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar menjëherë pas njoftimeve që tregojnë një rritje të çmimeve të bukës në qytetin e Korçës, ku disa ndërmarrje kanë...