12.2 C
Elbasan

Shtohen të infektuarit nga Covid, 101 raste të reja dhe 5 viktima, në spitale 178 të shtruar

Për të katërtën ditë radhazi numri i të shëruarve nga koronavirusi është më i lartë se numri i rasteve të reja por sërish këto të fundit janë më shumë sesa një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 101 raste të reja  pozitive në 803 testime të kryera, ndërsa janë shëruar 119 persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.

Ndërkohë 5 pacientë kanë ndërruar jetë.

“Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana” njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sakaq vijon të jetë i lartë numri i të shtruarve, ku në dy spitale Covid po marrin trajtim 178 pacientë, 18 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mbajnë në konsideratë në çdo moment masat për frenimin e përhapjes së virusit “Lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën; Ruani distancën mbi 1.5 metër nga të tjerët në ambientet publike; Vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distances, vetëm duke respektuar këto rregulla të thjeshta ruajmë veten dhe të tjerët nga infektimi me virusin SARSCOV2.

COVID-19 – Statistika (30 Gusht 2020)
Testime totale 62017
Raste pozitive 9380
Raste të shëruara 5139
Raste Aktive 3961
Humbje jete 280 (Qarku Tiranë 132, Durrës 39, Shkodër 36, Elbasan 15,  Fier 13, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             2062
Durrës             527
Shkodër           283
Fier                 140
Lezhë             195
Korçë             175
Vlorë              125
Kukës             135
Elbasan          154
Berat               77
Gjirokastër      36
Dibër               52

Lajme të tjera

Treni Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport: Projekti, gati në qershor

Kontrata për projektin paraprak për rehabilitimin e linjës ekzistuese Rrogozhinë – Vlorë dhe lidhjen me Aeroportin e Vlorës përfundon në qershor 2026”.  Përfaqësues të...

Dokumentari “Melania” tejkalon pritshmëritë, 7 milionë dollarë fitime në fundjavën e hapjes

Dokumentari i ri mbi Melania Trump, gruaja e parë e SHBA-së, ka bërë debutim të suksesshëm në kinema, duke fituar 7.04 milionë dollarë gjatë...

Dështon gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës, një prej kandidatëve i mungon kriteri ligjor

Dështon në minutën e fundit gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Kandidatëve që morën pjesë u ka ardhur një email...

Pengu i fermerit: Tre dekada me bujqësi, më mirë të ikja në emigrim

Osman Bylykbashi nga fshati Ceprat i Vlorës njihet në të gjithë zonën si një bujk që ka tre dekada që merret me bujqësi. Është...

Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit, Policia procedon detektiven private dhe një person tjetër

A2 CNN mëson ekskluzivisht se Policia e Shtetit ka proceduar një detektive private dhe një person tjetër, pasi tentuan të heqin përgjuesit në banesën...

Shqipëria humb profesionistët, një në katër të arsimuar emigrojnë

Dëshira e shtetasve shqiptarë për të emigruar, ka qënë e lartë ndër vite. Por ajo që bie në sy është largimi I të arsimuarve...