5.7 C
Elbasan

Shtohen testimet, rriten edhe rastet me Covid: 563 persona pozitivë dhe 8 viktima në 24 orë

Rekord rastesh të reja edhe këtë të martë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 563 raste pozitive në 2723 testime të kryera, prej të cilave 984 janë testime që janë kryer për arsye depistimi.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
255 raste në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë, nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe.

I lartë mbetet edhe numri i vdekjeve, me 8 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 33 vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46 vjeçar dhe një 60 vjeçare nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65 vjeçar dhe një 66 vjeçar nga Tirana, një 74 vjeçar nga Pogradec, një 76 vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese”.

Raportimi i testimeve nga laboratorët publik dhe privat

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga sot, në komunikimin e përditshëm do të raportohen të gjithë testimet që kryhen në Shqipëri, bazuar ne vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, pra do raportohet numri total i testimeve të kryera në strukturat publike bashkë me testimet e kryera në laboratorët e licensuar jo publik.

Nëse dyshon për Covid, izolohu!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

Mos harroni!

Ju rikujtojmë se duke filluar nga data 11 Nëntor, do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në 06:00, dhe në të njëjtin orar do të jenë të mbyllra baret, restorantet, lokalet përveç shërbimit delivery (shërbimi në banesë).

COVID-19 – Statistika (10 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 563
Të shëruar ne 24 orë 150
Të shtruar në spitale 367
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2723

Testime totale 143,804
Raste pozitive 25,294
Raste të shëruara 12,353
Raste Aktive 12,362
Humbje jete 579

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6034
Durrës 1037
Fier 949
Korçë 759
Shkodër 742
Elbasan 624
Lezhë 559
Vlorë 544
Berat 367
Kukës 300
Gjirokastër 322
Dibër 125

Lajme të tjera

Shtetrrethim” në Nju Jork, kryebashkiaku Mamdani shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të stuhisë së pritshme të borës

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani Ai njoftoi sonte një ndalim të përkohshëm të lëvizjes në megalopolin prej tetë milionë banorësh, i cili pritet...

Hodhën miliona lekë për fushatë. PD Elbasan mori vetëm 4 mandate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë së fundmi raportin e auditit të fondeve të përfituara dhe atyre të shpenzuara nga Partia Demokratike në zgjedhjet...

Gati nesër bypass-i për të bërë të mundur kalimin në pjesën e shembur

’Vijon të jetë totalisht i bllokuar në ditën e dytë aksi nacional Librazhd-Prrenjas për shkak të rrëshqitjeve të tokës që përpinë një pjesë të...

Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Zhvendoset shtylla e tensionit të lartë 110 kV, alarm për rrjetin energjetik

Një situatë shqetësuese është krijuar pas zhvendosjes dhe fundosjes së bazamentit të shtyllës së tensionit të lartë 110 kV, nr. 15, që lidh HEC...

Organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe korrupsion/ SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim 21 të pandehurit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së...

U hodh në Kanionet e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin/ Shpëton mrekullisht i riu vullnetar që u angazhua për gjetjen e trupit, iu...

Një 22-vjeçar i cili doli vullnetar për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit të zhdukur në Kanionet e lumit Osum, është shpëtuar mrekullisht pasi iu...