Ditën e sotme përfundon afati i masave anti-Covid në fuqi me “orën policore” që niste në ora 20:00 e përfundonte në 06:00.
Ndaj Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të dalë sot në mesditë në një komunikim me publikun për të bërë të ditur masat e reja.
Burime për Ora News bëjnë me dije se, duke nisur nga nesër, mbyllja do të nisë që në ora 18:00. Por ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht.
Duhet theksuar se ditët e fundit ka patur një shtim të rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19, duke mos kursyer as moshat e reja.
Nga nisja e pandemisë Shqipëria regjistron 103,327 të infektuar dhe 1715 viktima.