10.1 C
Elbasan

Shtyhet rikthimi në shkollë, Kushi: Do të kemi periudhë më të gjatë pushimesh

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, këtë të hënë nga Elbasani ka paralajmëruar mbylljen e shkollave, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Gjatë një vizite në shkollën 9-vjeçare “Adem Krasniqi” në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, e shoqëruar nga numri dy i PS-së, Taulant Balla, ministrja ka marrë dhe mendimet e mësuesve dhe nxënësve për mësimin e kombinuar në shkollë dhe mësimin “online”.

Së fundmi në fjalën e saj ministrja deklaroi se këtë fundvit do të ketë një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera.

“Vendosëm që nxënësit e fillores të vijnë në shkollë sepse për ta është më e vështirë të zhvillohet mësimi “online”, por edhe konsiderohen si jo-transmetues të fortë të COVID-19. Edhe pak ditë mbeten deri në përfundim të këtij tre-mujori dhe kërkoj përkushtim, të kalojmë edhe këto ditë, dhe më pas do të kemi një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera, e cila besojmë se do ta stabilizojë disi situatën”, u shpreh Kushi.

Nga ana tjetër Balla, kërkoi më shumë përkushtim dhe disiplinë në këtë shkollë si dhe më tepër bashkëpunim dhe komunikim me prindërit.

Balla tha se ky shqetësim është përcjellë nga komuniteti dhe një shkollë me të gjitha standardet infrastrukturore, si shkolla “Adem Krasniqi”, nuk mund të ketë standarde mësimdhënieje më të ulëta se shkollat e tjera të qytetit./abcnews.

Lajme të tjera

Emiratet e Bashkuara Arabe futen në luftë, sulmojnë për herë të parë Iranin/ SHBA dhe Izraeli godasin 5 rafineri nafte

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sulmuar për herë të parë Iranin, pretendojnë mediat izraelite, sipas të cilave shënjestra ishte një impiant shkripëzimi. Izraeli mendon se...

Përdorimi i medikamenteve për dobësim, mjekët: Marrja e “Ozempic” nga të rinjtë, pasoja negative në shëndet

Nga një medikament për trajtimin e diabetit tip 2, në një trend shqetësues, Ozempic po përdoret masivisht nga të rinjtë për rënie të shpejtë...

Përfundon procesi i vetingut, 805 magjistratë e ndihmës ligjorë kaluan në “skaner”

Data 5 mars shënoi përfundimin e Vetting-ut. 805 magjistratë dhe ndihmës ligjorë iu nënshtruan procesit të gjatë të verifikimit, të bazuar në tri kritere:...

EMRI/ Rëndohet tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe shoferi shqiptar

Ka ndërruar jetë në spital edhe 39-vjeçari, Tili Pilinci, i cili mbeti i palgosur rëndë në aksidentit e së hënës (3 mars) në autostradën...

8 Marsi, festë apo protestë? Si lindi Dita Ndërkombëtare e Gruas

Perceptuar njëkohësisht si festë dhe protestë, duke vënë theksin tek gratë dhe të drejtat e tyre, 8 marsierdhi nga lëvizja e punës dhe gjithçka...

Apartamentet e marra me qira i kishin kthyer në “fole” prostitucioni/, Arrestohen dy braziliane

Kishin marrë me qira dy ambiente të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit. Arrestohen 2 shtetase braziliane. Procedohet penalisht pronari i...