14.8 C
Elbasan

Si funksionon mafia e trafikut të emigrantëve nga Afrika e Lindja e Mesme, nëpërmjet Shqipërisë

Imigrimi drejt Bashkimit Europian ka filluar të ushqejë në Shqipëri një aktivitet të ri kriminal, trafikimin e njerëzve përmes territorit të vendit.

Emisioni “Me Pak Fjalë” solli dy intervista të shkurtra të marra ekskluzivisht nga Alice Taylor, gazetare e Exit.al, me një ndërmjetës shqiptar trafiku klandestinësh dhe një shofer që ka bërë transportin, të cilët nuk janë identifikuar për arsye sigurie.

Ndërmjetësi shpjegoi se trafiku i imigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Jugut përbëhet nga një rrjet organizatash ku lojtarët kryesorë janë grupe të organizuara kurde dhe marokene.

“Bëjnë kontaktet me njerëzit e tyre që janë këtu në Shqipëri. Ne kemi kontaktet, marrim vendndodhjet me lokacionet e sakta dhe kontaktojmë me shoferat”, tha ai.

Sa i përket trafikimit në Shqipëri, ky person deklaroi se drejtohet nga shqiptarë të cilët kanë lidhje me trafikantët kurdë dhe marokenë.

Më poshtë vijnë ndërmjetësit cilët organizojnë shoferët, negociojnë, organizojnë marrjen e imigrantëve, merren me pagesa dhe pastaj shoferët.

Shoferi i intervistuar pohoi se ka transportuar imigrantë të paligjshëm 3 herë dhe më pas është arrestuar nga policia.

Ai tha këtë e ka bërë për arsye ekonomike dhe zbuloi se merrte 50 euro për çdo imigrant.

Shqipëria është një nga korridoret kryesore të kalimit të imigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme drejt BE-së. Sipas ndërmjetësit, kjo vjen pasi “në Shqipëri është më e lehtë për të bërë lëvizjen e transportit.”

Ai tha se kostoja e të gjithë udhëtimit nga kufiri me Greqinë drejt Tiranës dhe më pas kalimi drejt Kosovës ose Malit të Zi është 250 euro.

Imigrantët ndahen në dy kategori – familje të klasës së mesme, burra të rinj, dhe disa gra dhe fëmijë. Ata udhëtojnë si një grup për disa qindra euro secili. Pastaj ka edhe të tjerë që paguajnë për të udhëtuar vetëm me një çmim të lartë.

Sapo mbërrijnë në Tiranë, imigrantët merren dhe çohen në një “shtëpi të sigurt”. Ata kanë mundësi të pushojnë për një ditë apo më shumë përpara se të vazhdojnë në pjesën tjetër të udhëtimit që është në Mal të Zi ose kryesisht në Kosovë.

Jo të gjithë imigrantët kanë mundësi të paguajnë transportin nga këto grupe dhe shpesh zgjedhin të hyjnë në Shqipëri duke udhëtuar më këmbë. Kryesisht ata zhvendosen drejt Tiranës ku ndonjëherë zgjedhin të qendrojnë ose kërkojnë për mundësi për të kaluar në vendet e BE-së.

Ata janë bërë shpesh herë burim denoncimesh në Babrru dhe periferi të Tiranës për vjedhjeve të pretenduara, konflikte në publik dhe shkeljeve të tjera të ligjit./Exit.al

 

 

 

 

© SYRI.net

Lajme të tjera

Lëvizje në radhët drejtuese të policisë, ndryshojnë shefat e komisariateve në Pogradec, Krujë dhe Bulqizë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur një sërë ndryshimesh në drejtimin e disa komisariateve në vend. Sipas vendimeve të reja,...

Abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehur

SPAK shpalli pretencën ndaj 23 të akuzuarve të Universitetit Bujqësor të implikuar në nëntë tendera fiktivë me vlerë 90 milionë lekë. Prokurori Dritan Prençi kërkoi...

Sherr mes të rinjve në Greqi/ U godit me thikë nga një shtetas grek gjatë një sherri, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sherri me një të ri grek. Sipas autoriteteve...

Rama mbledh qeverinë pas ndryshimeve, Spiropali dhe Vengu nuk janë të pranishëm pas shkarkimit

Pak orë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e së premtes ministrat e qeverisë. Ish-ministrat Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu...

Nxirret trupi i pajetë i një gruaje nga lumi Osum, dyshimet e policisë

Rreth orës 07:40, është nxjerrë nga familjarët, nga ujërat e lumit Osum, trupi i pajetë i shtetases M. M., 58 vjeçe, e cila dyshohet...

Shembja në aksin Librazhd–Përrenjas, riparimi i rrugës pritet të marrë një kohë të gjatë

Shembja e ndodhur në aksin kombëtar të rrugës Librazhd–Përrenjas, në afërsi të fshatit Dragostunjë, pritet të marrë një kohë të gjatë, në rastin më...