11.8 C
Elbasan

Si ndërroi jetë kur po luante futboll prokurori: Po hetonte vjedhjen e thesarit

Prokurori Enver Krasniqi që po i hetonte tri prej rasteve më të bujshme në vend – vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari i Shtetit, Listën e Veteranëve dhe çështjen e Kasafortës në Presidencë – ka vdekur mbrëmjen e djeshme, teksa po luante futboll, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Mësohet se prokurori Krasniqi kishte qenë duke luajtur me miqtë e tij nga Prokuroria dhe disa policë, derisa kjo nuk ishte hera e parë që shkonte në këtë vend pasi aty luante futboll tash e pesë vjet.

Burime të Klan Kosova thonë se ai e kishte caktuar vetë terminin e lojës së sotme të futbollit dhe kishte insistuar disa herë që ta formonte ekipin.

Krasniqi megjithatë lojën nuk e çoi deri në fund, pasi pati probleme shëndetësore qysh në pesë minutat e parë të ndeshjes ku edhe kishte rënë për tokë e ku i kishin shkuar për ndihmë miqtë e tij dhe më pas kishin ardhur edhe ekipet mjekësore.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, derisa në vend të ngjarjes ka shkuar edhe Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi.

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve.

“Me keqardhje kuptova lajmin për ndarjen nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi, i cili me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i ka shërbyer sistemit të drejtësisë”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...