8.8 C
Elbasan

Si shpjegohet që tamponi ju del negativ personave të infektuar me COVID-19? Mjekja sqaron “kleçkën” dhe ngre alarmin për të shtruarit te Sanatoriumi

Deklarata e Silvana Balës, shefe e pneumologjisë te spitali Shefqet Ndroqi për shifrat e të shtruarve në spitalin Covid 2, bie në kundërshtim me atë të Ministrisë së Shëndetësisë të raportuar të dielën, sipas së cilës ka 112 pacientë të konfirmuar me koronavirus në dy spitalet Covid 1 (reparti infektiv) dhe Covid 2 (Shefqet Ndroqi).

Për televizionin Klan, Silvana Bala tha se vetëm tek Shefqet Ndroqi janë 210 të shtruar, që shfaqin probleme pneumologjike dhe sipas pamjeve imazherike kanë virusin Covid në mushkëri.

Nga tamponi, shumica e pacientëve rezultojnë negativë, por këta pacientë e kanë virusin në mushkëri tha mjekja, ndërsa pranon problemet e tyre me frymëmarrjen.

“Është një situatë e rënduar. Unë kam këtu rreth 210 të shtruar. Vështirësia në frymëmarrje që është simptoma kryesor i këtyre rasteve, 2/3 e tyre dalin me tampon negativ sepse e kanë kaluar stadin e parë në shtëpi”, ka thënë mjekja.

Silvana Bala sqaron se virusi është vendosur thellë në rrugët e frymëmarrjes dhe nuk kapet nga tamponi.

“Covid me test nazofaringial del në ditët e para. Kur infeksioni zbret poshtë testi që merret në rrugët e sipërme respiratore rezulton negativ, ama pjesët e poshtme janë prekur. Është vendosur pneumonia” thotë mjekja.

Pra me sa duket, në raportimet e ministrisë flitet për raste të reja “të konfirmuara”, pra vetëm ato pacientë që rezultojnë pozitivë përmes testit të tamponit dhe jo për gjendjen reale të situatës në spital, e cila duket të jetë tepër e rëndë.

Dje ministria bëri me dije se në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID-19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse. Janë pikërisht këta pacientë që me sa duket nuk llogariten te shifrat zyrtare.

icon style

Lajme të tjera

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, reagon policia: Arrestohet një person, katër në kërkim, mes tyre vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Peqin/Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”. Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të...