9.5 C
Elbasan

Siguria rrugore, arrestohen 24 drejtues mjetesh në 72 orë

Policia rrugore gjatë 72 orëve të fundit evidentoi dhe ndëshkoi 3214 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia e Shtetit ka njoftuar sot se, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 24 drejtues mjetesh, nga të cilët 14 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 109 leje drejtimi, nga të cilat 55 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 35 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 19 për qarkullim në sens të kundërt.

Policia ka theksuar se, janë intensifikuar  kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur radarë, dronë, mjete të pa uniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive, duke përdorur gjithë bazën logjistike dhe duke kombinuar shërbimet me ato të Patrullave të Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nisur nga fakti se në fundjavë akset rrugore në drejtim të zonave turistike kanë fluks të shtuar dhe prezencë të lagështirës në rrugë për shkak të motit me shi, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të pa loguara, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri. /j.p/

Lajme të tjera

Elbasani i hedh ‘shigjeta të hidhura’ Partizanit, e thumbon për ankesat për gjykimin

Sfida e luajtur në Arenën e Demave mes Partizanit dhe Elbasanit në çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, u shoqërua me polemika të...

Materazzi dhe kartoni i kuq i Zidane, ish mbrojtësi kujton: Gjithçka nis nga një qortim i Gattusos

Italia është një prej skuadrave që do të luajnë në playoffin e Botërorit të kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe...

E PAZAKONTË NË HIMARË! Shëtitorja mbulohet nga sasi të mëdha rëre, zhvendoset rëra nga bregu drejt bulevardit

Shëtitorja e Himarë është mbuluar nga sasi të mëdha rëre, pasi erërat e forta kanë zhvendosur rërën nga bregu i detit drejt bulevardit përgjatë vijës bregdetare. Rëra...

Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian, vlerësohet bashkëpunimi SPAK–AAPSK

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit,...

Gjyqtarja e Posaçme mbetet e bllokuar në Dubai pas pezullimit të fluturimeve si pasojë e luftës, shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”

Gjykata e Posaçme ka shtyrë disa seanca gjyqësore për shkak të mungesës së gjyqtares Engjëllushe Tahiri. Kjo për shkak se zonja Tahiri ndodhet prej disa...

Përdori sistemin elektronik dhe kredencialet e koleges duke përfituar 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e postës në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse...