9.5 C
Elbasan

Situata e Covid-19 jashtë kontrollit, Basha: Dështimi i qeverisë çoi dëm sakrificën e 3 muajve izolim

Për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, situata për sa i përket përhapjes së Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit.

Gjatë një takimi me ekspertë të shëndetësisë në selinë blu, Basha tha se dështimi me menaxhimin e situatës çoi dëm sakrificën e 3 muajve izolim.

Përmes një postimi në Facebook, kryedemokrati shkruan se qeveria është dorëzuar dhe nuk po merr masa prandaluese.

Postimi i Bashës në Facebook

”Situata për sa i përket përhapjes së COVID-19, ka dalë jashtë kontrollit. Numri i të infektuarve po rritet çdo ditë. Me dhjetra ankesa vijnë nga famijarë, të cilëve iu është identifikuar një pjesëtar si i infektuar, ndërsa atyre nuk u bëjnë tamponin, duke zgjeruar kështu zinxhirin e infeksionit.

Këto shqetësime ndava me mjekë dhe specialistë të fushës së bashku me departamentin e shëndetësisë në PD.

Dështimi me menaxhimin e situatës çoi dëm sakrificën e 3 muajve izolim. Sot qytetarët po përballen me një rritje të numrit të viktimave, të të prekurve me COVID-19, shoqëruar dhe me krizën e rëndë ekonomike.

Vatrat kryesore të infeksionit tani janë spitalet dhe qëndrat shëndetësore. Përhapja e virusit në spitale ka rritur ndjeshëm numrin e personelit mjekësor të prekur me COVID-19, si dhe infektimin e qytetarëve që marrin ndihmë për sëmundje të ndryshme. Virusi është evidentuar tashmë kudo, në polici, në kopshte e çerdhe, në zyrat e shtetit e kudo.

Qeveria është dorëzuar dhe nuk po merr masa parandaluese, duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve. Karantina 3 mujore shërbeu vetëm për vjedhjen e miliona lekëve përmes tenderave sekretë, pasi qeveria nuk mori asnjë masë për kujdesin ndaj qytetarëve pas lehtësimit të kufizimeve.

Dështimi i kësaj politike të papërgjegjshme demonstrohet në numrin gjithnjë e më në rritje të të prekurve, të atyre që ndërrojnë jetë dhe të spitaleve që janë kthyer në vatra infeksioni. Mjekët, heronjtë e vërtetë të kësaj beteje, janë viktimat e kësaj papërgjegjshmërie ekstreme. Viktimat e makutërisë së qeverisë janë shqiptaret, të cilët po vuajnë sot sa pasojat e COVID-19, aq edhe RAMAVIRUSIN në ekonomi.

Kemi që në mars që presim përgjigje për këto pyetje:

– Sa është numri i kiteve të testimit që ka në dispozicion Shqipëria dhe çfarë po bëhet me sigurimin e tyre?

– Si po trajtohen të infektuarit që ndodhen në qytete të tjera të vendit?

– A po mbështeten financiarisht mjekët dhe infermierët, që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në kushte tejet të vështira?

– A ka qeveria në dispozicion fonde për të rritur kapacitetet testuese?

Sot është jetik testimi horizontal i personelit dhe pacientëve për të gjurmuar, identifikuar sa më parë dhe izoluar të infektuarit.

Situata është jashtë kontrollit por qeveria hesht, ndërsa duhet të kishte marrë masa për aktivizimin e një rrjeti të gjerë laboratorësh publikë e privatë për testet molekulare e imunologjike.

Në kushtet e përkeqësimit të situatës nga COVID-19, Shqipëria është pa plan dhe pa masa për pajisjen e popullsisë me maska gratis ose me çmime të përballueshme.

E gjithë vëmendja dhe kujdesi i qeverive të përgjegjshme sot në botë është fokusuar tek menaxhimi i situatës shëndetësore dhe ekonomike dhe parashikimi e shtimi i kapaciteteve. Vetëm qeveria e Edi Ramës e ka mendjen tek tenderat e PPP korruptive, për të cilat vazhdon të japë fonde, duke i lënë shëndetësinë dhe shqiptarët të vetëm përballë virusit dhe krizës ekonomike.”

Ora News

Lajme të tjera

Tentativa e vjedhjes i merr jetën shqiptarit në Itali/ 46-vjeçari rrëzohet nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, nuk i mbijetoi dot plagëve të marra

Një tentativë vjedhjeje në një vilë private i ka marrë jetën një 46-vjeçar shqiptar në Itali, i cili u rrëzua nga ballkoni ndërsa mundohej...

Aksident me dy të plagosur në Labinot Fushë

Një aksident ka ndodhur në zonën e Labinot Fushë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë...

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të zv/kryeministres. Peleshi cakton të hënën datën

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të publikojë të hënën urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Burime për News24,...

“Nuk mundem më” – Çfarë ndodhi me Kristin? Ai del nga muri, banorët tentojnë…

Big brother eleminon Kristin Një ngjarje e papritur ka ndodhur sërish me Kristin, i cili ka dalë nga muri. Në momentin që Selin e pa...

Dinamika/ U vetëplagos në dhomën e hotelit të të dashurit, zbardhet dëshmia e 18-vjeçares: E bëra sepse…

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në hotel Gjuta në Tiranë. Një 18-vjeçare, Natalia Murtati, është vetëplagosur me armë zjarri në dhomën...

Morën fshehur makinën e prindërve dhe u aksidentuan, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në Greqi, dy të tjerë të plagosur

Eljon Metaj, 16 vjeç, është shqiptari që ndërroi jetë dje në një aksident automobilistik në Greqi. Metaj ndërroi jetë dhe dy të tjerë u plagosën...