9.3 C
Elbasan

Situata e COVID në Shqipëri dramatike, ja skenarët që priten

Përhapja e pandemisë COVID 19 vijon në trajektoren rritëse, e cila u theksua veçanërisht në dy javët e para të muajit nëntor. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli sot për një situatë delikate e kritike, por “e kontrolluar, pra vlerësohet se rritja e qëndrueshme e rasteve karakterizon javën që po mbyllim, por është një situatë kritike,sepse krahasuar me një muaj më parë kemi një dyfishim të rasteve ditore”.

Edhe shifrat e 24 orëve të fundit rregjistruan një rekord të ri sa i përket rasteve me 597 të prekur. I lartë dhe numri i viktimave, 11 vdekje të moshave nga 55 në 82 vjeç.

Në të gjithë vendin autoritetet numërojnë 263 vatra infeksioni, 76 përqind e të cilave janë vatra familjare. Sipas ministres, situata në Shqipëri paraqitet nën mesataren e rajonit. “Shqipëpria qëndron me një incidencë dy javore, me 901 raste për 100 mijë banorë. Krahasuar me mesataren e rajonit, 1454 të prekur për 100 mijë banorë. Sa i takon fataliteteve, për 1 milion banorë, vendi ynë qëndron në 20.6 humbje jete, kundrejt 31.6 mesatarja e rajonit dhe 48.8 mesatarja e BE-së”, deklaroi ministrja.

Përkundrejt akuzave për numrin e ulët të testimeve, zonja Manastirliu tha se ato kanë ardhur duke u rritur ndjeshëm në varësi të situatës epidemike: “Nga qershori, kur ne kishim fare pak të prekur krahasuar me sot, dhe ku totali i testimeve ishte 8883 testime, tetori është mbyllur 39.051 testime dhe vetëm në 13 ditët e para të nëntorit janë 24.048 testime të kryera në sistemin publik dhe 11.380 testime të ryera në sistemet jo publike”.

Rritja e ndjeshme e rasteve të reja është shoqëruar dhe me shtimin e pacientëve që kërkojnë një trajtim në strukturat spitalore. Megjithatë sipas ministres situata është larg së vlerësuari katastrofike, sikundër cilësohet nga opozita: “Jemi gati dhe po përcaktojmë stafet për COVID 4. Gati jemi dhe me skenaret e spitaleve rajonale. Në momentin që përfundojnë dhe kapacitetet e COVID 4, pavionet e dedikuara të Vlorës, Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe Shkodrës. Më pas në skenarin tjetër, skenarin B, ku përfshihen spitalet e Lezhës, Beratit dhe Fierit dhe në skenarin C, që përfshin spitalet e Dibrës, Kukësit dhe Gjirokastrës”.

Numri i shtrimeve në të vërtetë po shënon një trajektore vetëm në rritje. Të dhënat e 24 orëve të fundit dëshmojnë së janë aktualisht 393 pacientë nga të cilët 11 në terapi intensive dhe 5 të tjerë në intubim.

Marrë nga VOA

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...