17.6 C
Elbasan

Situata jashtë kontrollit/ ‘Infektivi’ nuk ka vende, Sanatoriumi rikthehet ‘Covid-2’

Nga dita e nesërme do të përgatitet rihapja e spitalit COVID 2 pra spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, i cili nga nesër do të nisë të zbrazet.

Kështu raportoi nga QSUT gazetari i Neës24 Erjon Skëndaj teksa tha se ky vendim i fundit vjen pas rritjes së numrit të rasteve të personave të prekur me koronavirus në vend ndonëse nuk është publik zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë

Numri i madh i shtrimeve, numri i madh në vdekje dhe numri në rritje i personave në moshë të re me komplikacione që shtrohen, nën 50 vjeç janë 3 arsye që po çojnë në këtë zgjidhje, pra rihapjen e COVID-3.

Pacientët që janë tek ‘Shefqet Ndroqi’ mendohet se do të transportohen tek ish-ambientet e kirurgjisë në QSUT, që shteti fillimisht kërkonte ta kthente në spital Covid-3.

Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ i njohur ndryshe dhe si Sanatoriumi u bë spital Covid-2, por me rënien e numrit të personave të infektuar me koroanvirus u rikthye ne funksionet e tij.

Ndërkaq Dy ambulanca brenda pak minutash në Spitalin Infektiv.

‘Nga ana e spitalit janë kryer dalje të forcuara të pacientëve që janë në përmirësim por të panegativizuar për të ruajtur kapacitetet e spitalit’, raportoi ai.

Nga këto raste janë të paktën 4 pacientë që janë rikthyer me komplikacione. /Balkanweb

Lajme të tjera

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...

Tornado në Michigan, raportohet për të paktën 4 viktima

Të paktën katër persona humbën jetën dhe më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën pasi tornadot goditën shtetin verior të Miçiganit në SHBA,...

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK/ GJKKO pranon kërkesën, dosja kalon si grup i strukturuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për çështjen e hakerimit dhe...

Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet burg për italianin Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, në Torremolinos të...