7.9 C
Elbasan

Situata nga COVID-19, ministrja e Arsimit: Fëmijët në 1 shtator në bankat e shkollës

Nëse do të vazhdojmë si sot padyshim nuk ka asnjë arsye që shkollat të mos fillojnë normalisht, kur jemi përpara faktit kur arsimtarët janë të vaksinuar, shumica e fëmijëve kanë edhe prindërit dhe gjyshërit të vaksinuar. Por do të shikojmë situatën dhe në varësi të saj do të jetë edhe vendimi për shkollat”.

Kështu deklaronte disa javë më parë, në 26 Korrik Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, por situata nga atëherë ka ndryshuar shumë dhe sot gjendemi përballë faktit që shifrat e të infektuarve që zbulohen cdo ditë nuk numërohen më me gishtat e dorës, por janë qindra.

Megjithatë dy javë nga fillimi i nisjes së vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Evis Kushi shprehet se nxënësit në 1 shtator do të ulen në bankat e shkollës, ndryshe nga viti që u mbyll, që u zhvillua online dhe i alternuar.

Pak para nisjes së vitit të ri shkollor, vijon pa ndërprerje puna nëpër shkolla me sistemimet dhe riparimet e fundit në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator për nxënësit e mësuesit tanë.

Faleminderit të gjithë punonjësve që angazhohen për të na sjellë ambiente shkollore më të sigurta, më të rregullta dhe më të pastra” shkruan Ministrja Kushi.

E ndërsa përgatitjet po bëhen që gjithçka të rikthehet në normalitet, në javët në vijim pritet për t’u parë nëse do të ketë ndryshime nga Komiteti i Ekspertëve./ Abcnews.al

Lajme të tjera

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...

Sulmi ndaj Qipros/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

Situata e sigurisë në Mesdheun Lindor është përshkallëzuar ndjeshëm, pas incidenteve të fundit me dronë në Qipro, ku pak pas mesditës, sirenat e alarmit...

Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Mes tensioneve në rritje, po qarkullojnë pretendime se Irani mund të shqyrtojë mundësinë e një sulmi ndaj selisë së të ashtuquajturve “Monafeqin”, term që...

Britania e Madhe heq vizat nga pasaporta, nga sot nis sistemi elektronik

Kush udhëton drejt Britanisë së Madhe, nuk do ta ketë më vizën në pasaportë. Nga 25 shkurt 2026, sistemi kalon zyrtarisht në format elektronik. Lajmi...

Tronditet Barça, Lewandowski pëson frakturë në fytyrë, humbet sfidën me Atletico Madrid

Lajme të këqija në shtëpinë e Barcelonës në prag të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Mbretit kundër Atlético Madridit. Robert Lewandowski nuk do...

EMRI/ Po punonte tokat me frezë, mjeti bujqësor i kalon sipër, ndërron jetën fermeri në Fier

Një 36-vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj, ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore. Mësohet se i riu kishte dalë për të punuar...