16.9 C
Elbasan

Situatë alarmante: 2 viktima dhe 72 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan dy viktima të tjera si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 55 numrin total.

Ndërsa numri i rasteve është rritur me 72 duke e çuar numrin total të të infektuarve në 2,402.

Aktualisht numri i pacientëve të shtruar në spital është 81 ndërsa 12 janë në terapi intensive.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Viktima – Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive.

Të shtruar – Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Të infektuar – Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.

Përhapja – Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.

Raste aktive – Në vendin tonë aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Të nderuar qytetarë, rastet ditore do të vazhdojnë të shfaqen në ndërmarrje biznesi, institucione, nëse ju nuk zbatoni rregullat e vendosura.

E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke vendosur maskën kur nuk ruani dot distancën, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur.

Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.

Telefononi nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (28 Qershor 2020)

Testime totale                         26292

Raste pozitive                          2402

Raste të shëruara                      1384

Raste Aktive                             963

Humbje jete                              55 (Qarku Tiranë 31, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 6, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     371

Durrës     181

Shkodër     162

Vlorë     103

Fier         48

Lezhë     33

Korçë     26

Kukës     15

Elbasan     12

Gjirokastër 7

Berat      5

Lajme të tjera

Mbi 45 milion euro të sekuestrua gjatë në viti nga SPAK/ Raporti i 2025: 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë

SPAK ka publikuar raportin për vitin 2025, ku thekson se vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arriti në rreth 45.4 milionë euro. Sipas...

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Multigames”, gjatë të cilit janë zbuluar dy lokale ku organizoheshin në mënyrë të kundërligjshme lojëra fati. Si rezultat i...

Pronari i MCN TV, Endri Meksi bën kallëzim në polici: Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar dhe me armë

Pronari i MCN TV, Endri Meksi ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë. Sipas kallëzimit të Meksit, në orët e mbrëmjes të së...

Raporti vjetor i SPAK/ Braho: Po hetojmë intensivisht zyrtarët që abuzojnë me detyrën, progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar më 9 mars raportin vjetor për vitin 2025, ku paraqiten zhvillimet dhe...

Gjykata amerikane urdhëron konfiskimin e aseteve të Shqipërisë, pasi nuk zbatoi vendimin e arbitrazhit për të paguar 13 milionë $

Pas rastit të Francesco Becchettit, ku Shqipëria humbi dhe u detyrua të paguante 130 milionë euro, vendi është përballe vendimit për një tjetër konfiskim....

ZBARDHET DINAMIKA/ Plagosja e turkut në Sauk, 39-vjeçari kyç gojën para policisë: Nuk e njoh autorin…

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e Halil Uçar me origjinë turke, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar. Bëhet me dije se, Uçar, i...