3.3 C
Elbasan

Situatë dramatike nga Koronavirusi/ 17 viktima dhe 1112 raste të reja në 24 orë

Vijon të jenë të larta infektimet dhe vdekjet ditore nga Covid-19 në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 3935 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitiv 1112 qytetarë, ndërsa 17 pacientë kanë humbur jetën.

Edhe në spitalet Covid dhe në ato rajonale në rrethe situata paraqitet e rënduar. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 594 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

392 raste në Tiranë, 107 raste në Kavajë, 86 raste në Durrës, 54 raste në Vlorë, 50 raste në Elbasan, 43 raste në Sarandë, 40 raste në Fier, Tepelenë, 39 raste në Berat, 29 raste në Mirditë, 24 raste në Shkodër, 20 raste në Kukës, 18 raste në Krujë, Lushnje, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Korçë, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kurbin, Mat, 7 raste në Përmet, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Gramsh, 4 raste në Pogradec, Delvinë, Vorë, 3 raste në Has, Mallakastër, Vau Dejës, Skrapar,  Cërrik, 2 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, 1 raste në Devoll, Pukë, Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Shijak, Memaliaj, Patos, Poliçan.

VIKTIMA

17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 43-79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve

SITUATA NË SPITALET COVID

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 594 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

TË SHËRUAR

Në 24 orët e fundit janë shëruar 991 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 60,675 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (18 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore         1112
Të shëruar në 24 orë      991
Të shtruar në spitale      594
Humbje jete në 24 orë   17
Testime ditore                3935

Testime totale           428,654
Raste pozitive            96,838
Raste të shëruara      60,675
Raste Aktive               34,546
Humbje jete                1,617

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20973
Fier     2827
Vlorë      1802
Durrës    1782
Shkodër  1454
Elbasan   1148
Lezhë   1005
Korçë   988
Berat       980
Gjirokastër 843
Kukës   420
Dibër    324

Lajme të tjera

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredinë

Kjo duhet të ishte sera më të cilën çifti i fermerëve nga Samatica e Beratit do të krenohej. Por në vend të prodhimit ata...

75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim në 2026

Shumë pensionistë janë surprizuar këtë janar, teksa pensioni i tyre nuk kishte pësuar ndryshim, edhe pse qeveria njoftoi se se 2026 është viti i...

Dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, Apeli lë në burg Xhino Agon

Gjykata e Apelit në Tiranë la në ‘arrest në burg’ Xhino Agon duke lënë në fuqi vendimin e 05.12.2025 te Gjykatës së Shkallës Parë...

U ekzekutua sot në burgun grek, viktima i dënuar përjetë. Akuzohej për vrasjen e Elton Çiços dhe dy personave të tjerë

Shqiptari i vrarë sot në burgu e Koridhalos është një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri. Ai është Jani Aliaj, i cili...

“Dhuna nuk tolerohet në sportin tonë”/ Presidenti i FIFA-s akuza të rënda ekipit të Senegalit: E papranueshme ajo që ndodhi në fushë

Në një deklaratë të ashpër pas ngjarjeve dramatike që ndodhën në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës midis Marokut dhe Senegalit, Presidenti i...

Eskalon situata në BBVK – Limi shpërthen ndaj Albës: E pamoralshme, mashtruese e me gjitha t’kqijat

Lim Hoti është përfshirë në një debat të ashpër me ish-partneren e tij, Alba Pollozhanin. Ai ka shpërthyer në drejtim të saj, duke i nxjerr...