16.3 C
Elbasan

Skandali me sanitaren te COVID-2, hetim personelit mbi skemën, gati pyetja e mjekëve

“ABC” zbulon detaje të reja nga hetimet në lidhje me skandalin që u zbulua pak ditë më parë te spitali “COVID-2” në Tiranë. Gazetarja e “ABC”, Glidona Daci mëson se Prokuroria e Tiranës ka shtrirë hetimet edhe mbi personelin mjekësor të spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi” pas skandalit që u denoncua në “Stop” ku sanitarja Tire Alldervishi kishte zhvatur vajzën e nje pacienteje duke i marrë 8 milionë lekë për t’i shërbyer nënës së vajzës, por nuk i dha as bukë.

Organi i akuzës ka sekuestruar kamerat e sigurisë së spitalit për të parë se me kë kishte komunikim 58 vjecarja duke qenë se ajo nuk punonte si sanitare në pavionin ku ishte e shtuar pacientja që humbi jetën nga koronavirusi. Nga ana e prokurorisë janë sekuestruar edhe libri i shërbimeve për të parë se si ishin të ndara turnet dhe kush mjek dhe infermier ka pasur për detyrë të kujdesej për nënës e denoncueses.

Gjithashtu prokuroria ka marrë kartelën e mjekimeve që i janë bërë pacientes për ta krahasuar me recetat e ilaçeve që i janë bërë. Për të vërtetuar nëse i janë dhënë të njëjtat medikamente, që sanitarja i ka dhënë denoncueses.

Po ashtu prokuroria është duke administruar provat për të gjitha denoncimet e bëra publike. Organi i akuzës është duke këqyrur të telefonatat e të tre grave për të faktuar nëse kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë zhvatje. Pas kryerjes së këtyre verifikimeve organi i akuzës do të nisë me marrjen në pyetje të mjekëve dhe infermierëve./ db/Abcnews.al

Lajme të tjera

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...

Sot 27 vite më parë, NATO nisi bombardimet mbi forcat serbe, momenti që ndryshoi rrjedhën e luftës në Kosovë

Sot shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e...

Moti i keq godet luginën e Vjosës/ Preket sektori i bujqësisë, dëmtohen sipërfaqe të tëra të mbjellash

Moti i përkeqësuar i pasdites së sotme dhe reshjet e dendura të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra të luginës së...

Kushte të paqëndrueshme atmosferike, si parashikohet moti për këtë të martë

Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga një mot i paqëndrueshëm, me temperatura që variojnë nga 4°C deri në 18°C. Vlerat më të...