11.1 C
Elbasan

“Skllavëri”/ Sanitaret e spitalit të Traumës pastrojnë vila e qendra tregtare: SORI-AL po na shfrytëzon

Të detyruara të ushqehen në tualetet e spitalit dhe me frikë konstante se mund të largohen nga puna nëse ankohen.

Kjo ishte dëshmia e sanitareve të Spitalit të Traumës që janë punonjëse të kompanise SORI-AL, administratore e së cilës është Alma Tafani, bashkëshortja e Nikolin Jakës, kreut të Dhomës së Tregëtise dhe Industrisë.

Sanitaret shprehen se ato shfrytëzohen pa mëshirë nga kompania sepse paguhen për 8 orë, por punojnë edhe 16 orë me të njëjtën pagesë.

Kjo sepse kompania SORI-AL i çon në Qendra Tregtare ose vila të ndryshme për të pastruar.

Punonjëse e SORI-AL:  Me këtë rrogë ne kemi punuar edhe 16 orë dhe nuk na është dhënë asnjë lekë shtesë.

Gazetarja: 16 orë çfarë nënkupton?

Punonjëse e SORI-AL: Që kemi mbaruar punën që kemi në turn dhe kemi vajtur turni i dytë nëpër qendra të tjera tregëtare duke pastruar.

Gazetarja: Do të thotë që keni bërë dy turne. Një turn në spital dhe një turn tjetër në qendra të ndryshme tregtare. Jeni paguar për këtë?

Punonjëse e SORI-AL: Jo. Vetëm rrogën që kemi 30 mijë lekë në muaj.

Gazetarja: Ka rastisur shpesh kjo?

Punonjëse e SORI-AL:  Sa here kanë nevojë na kanë lëvizur?

Gazetarja: Keni bërë këto spostime vetëm në qendra  tregëtare apo edhe ne vende të tjera?

Punonjëse e SORI-AL: Edhe nëpër vila, nëper pallate, nëper magzaina në çdo vend që kanë pasur nevojat e tyre. Na kanë shfrytëzuar me këtë rrogë, nuk na kanë paguar më shumë.

Kompania SORI-AL i detyron sanitaret të braktisin ambientet e spitalit dhe të shkojnë në objekte  private për të pastruar.

Nëse ka kundërshtime ato kërcënohen me largim nga puna.

Punonjëse e SORI-AL: Jemi zhvendosur ku kanë pasur  nevojë,ku kanë pasur dëshirë ku kanë kapur vila qendra tregëtare.

Gazetarja: Kjo jashtë orarit të punës?

Punonjëse e SORI-AL: Edhe në orar të punës  kur ne paguhemi për atje *në spital* dhe shkojmë punojmë nëper vila dhe këto fusin lekët në xhepat e veta.

Gazetarja: Në orarin që duhet të jeni te Spitali i Traumës?

Punonjëse e SORI-AL: Po në orarin që duhet të jemi në punë atje.

Gazetarja: Nëse ndodh që ju kundërshtoni?

Punonjëse e SORI-AL: Atëherë menjëherë merret masa per të qëndruar në shtëpi .

Solucionet e pastrimit që vë kompania ne dispozicion  janë të pamjaftueshme dhe shpesh pastrohet vetëm me ujë.

Punonjëse  e SORI-AL: Nuk kemi solucione për të larë, pastrojmë here me doreza here pa doreza që është gjëja kryesore sepse aty  ka lloj lloj sëmundjesh.

Spitali i Traumës është i vetmi që pastrimin ia ka besuar një kompanie private, ndërsa në spitalet e tjera në Tiranë këtë shërbim e ofron shteti.

Sanitaret shprehen se paguhen 30 mijë lekë në muaj. Kjo rrogë ka qenë e pandryshuar përgjatë 15 viteve, pavarsisht vjetërsisë dhe vështirësisë në punë.

Punonjëse  e SORI-AL: Spitali Ushtarak pastrimin e ka privat, nderkohë të gjithë spitalet e Shqipërisë janë në shtet dhe ato rrogën e kanë te gjitha mbi 400 mijë lekë plus që i paguhet vjetërsia  vështirësia e punës që ne nuk na paguhet. Edhe pse kemi vite e vite në punë marrim 300 mijë lekë. Pse kjo Drejtori e Spitalit nuk mund ta kthejë pastrimin në shtet si gjithe spitalet e tjera? Këtë fond që pasurohet një person dhe punonjësit marrin një rrogë qesharake pse mos ta kthejnë në shtet  edhe atë fond ta mbajnë për vete dhe punëtorët të paguhen me një rrogë më të lartë.

Që sanitaret detyrohen të braktisin vendin e punës për të punuar në objekte të tjera është në dijeni edhe drejtoresha  e spitalit Edlira Bode sepse punonjëset i kanë derguar një ankesë ku janë listuar të gjitha parregullsite.

Ankesa e sanitareve ra në vesh të shurdhët sepse ato nuk morën asnjë pergjigje për ankesën e adresuar në drejtori.

oranews

Lajme të tjera

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, reagon policia: Arrestohet një person, katër në kërkim, mes tyre vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Peqin/Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”. Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të...