10.2 C
Elbasan

Sot hapen baret, restorantet e pishinat në ambiente të mbyllura! Rregullat që duhen zbatuar

Prej ditës së sotme do të hapen baret, restorantet si dhe pishinat në ambiente të mbyllura sipas protokolleve të detajuara të sigurisë të hartuara nga autoritetet shëndetësore. Ndërsa do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur klubet e natës, pub-et si dhe diskot.

Baret dhe restorantet do te duhet te rihapen me tavolina me nga dy metra distancë, ndërsa asnjë punonjës me temperaturë mbi 37.5 nuk do lejohet të qëndrojë në punë.

Administratori i lokalit dhe restorantit çdo ditë duhet të bëjë vlerësimin gjendjes shëndetësore të punonjësve për simptomat e Covid-19 dhe nëse ka dyshime lajmërohet 127 dhe largohen nga puna. Punonjësi përpara se të paraqitet për të marrë detyrën duhet të deklarojë nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar me Covid.

Në hyrje të lokalit apo restorantit vendoset higjienizues, dhe shenjat vizuale në dysheme. Hapja e lokaleve dhe restoranteve në ambientet e brendshme do të bëhet nga 1 Tetori. Klubet e natës, pub-et si dhe diskot do të vijojnë që të qëndrojnë mbyllur.

Ndërkohë një protokoll strikt  do të zbatohet edhe për pishinat në ambiente të mbyllura. Sipas protokollit këto ambiente do të vizitohen me një orar të përcaktuar nga klientët të cilët duhen njoftuar për ardhjen në orar dhe jo më herët.

Në rast se një person dyshohet me Covid-19 nuk lejohet të hyjë në ambientet e brendshme të pishinës.  Në pishinë nuk duhet të qëndrojë më shumë se një person në një hapësirë 3 m katrorë.

Maska është e detyrueshme në zonat përreth pishinës ndërsa këshillohet mbajtja e saj edhe gjatë trajnimeve. Çdo klienti do t’i matet temperatura dhe nëse ajo shkon 37.5 njoftohet mjeku i familjes. abcnews

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...