Edhe pse u mblodh ditën e martë, ku la në fuqi masat ekzistuese Covid-19, numri në rritje i infektimeve dhe vdekjeve ka bërë që Komiteti Teknik i Ekspertëve të mblidhet sërish këtë të hënë, 1 mars.

Ishin dhe vetë anëtarë të Komunitetit që një ditë pas mbledhjes thanë se situata nga pandemia, në vendin tonë është kritike dhe se ditën e hënë do të vendosen masa të tjera kufizuese.

Nuk dihet se çfarë masash do të vendosen sot ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u regjistruan 952 raste të reja dhe 21 viktima.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri janë infektuar 107,167 persona ndërkohë që kanë humbur jetën 1,796 të tjerë.

Ndërsa siç raportuam edhe më herët, gjatë 28 ditëve të muajit shkurt, janë regjistruar  29040 infektime të reja dhe plot 406 viktima.

Mjekë dhe specialistë në vend kanë kërkuar ditët e fundit shtim të masave pasi sipas tyre, situata po del jashtë kontrollit.

 

Masat në fuqi:

“- Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).

– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.

– Universitetet vijojnë online

– Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe