12.6 C
Elbasan

Sot nisin testet e shpejta në Tiranë, Manastirliu: Rezervimi bëhet pranë mjekut të familjes

Nga sot në Tiranë do të nisin të aplikohen testet e shpejta për pacientët e dyshuar si të prekur me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan në një status në rrjetet sociale se janë 100 mijë teste të shpejta të siguruara deri më tani, duke theksuar se rezervimi do të bëhet pranë mjekut të familjes.

“Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt.

100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit. Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan ministrja.

Mjeku Rexhep Muja shpjegoi dy ditë më parë në ABC procedurën që do të ndiqet, personat që do të testohen dhe ata që përjashtohen nga kjo procedurë. Muja tha se ata që kanë simptoma duhet të kontaktojnë mjekun e familjes dhe më pas epidemiologët do të kontaktojnë me ta.

Ai shpjegoi se fillimisht në Tiranë janë 6 qendra që mund ta kryejnë këtë proces ku pacientët do duhet të shkojnë vetë dhe do të kthehen po vetë në shtëpi, me përjashtim të rasteve me shenja të rënda klinike kur epidemiologu do të shkojë në banesë./mv.abcnews.al

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...