Ora shënon 10:04 minuta. Asgjë nuk ka ndryshuar pas apelit të mjekut Dritan Koçiaj në orën 3 të mëngjesit.

Në oborrin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, i njohur si Senatoriumi dhe tashmë si Covid 2 gjenden ende të parkuara 6 autoambulanca me pacientë të infektuar me Covid 19 dhe familjarë të tyre.

Spitali si duket nuk ka më kapacitet shtretërish. Mjeku Koçiaj kërkoi hapjen e Covid 4.

 

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 3 spitalet COVID po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë të intubuar.