9.9 C
Elbasan

Specializimet në “krizë” për mjekë, më shumë kuota sesa studentë.

Shqipëria po përballet me vakuum mjekësh jo vetëm në spitale, por që në “ngjizje” të tyre, në auditorë.

Çdo vit mijëra maturantë synojnë Mjekësinë, si degën më të kërkuar, por vetëm 260 prej tyre arrijnë të fitojnë të drejtën e studimit. Aq pak sa janë, në raport me Ekonomikun a Juridikun gjithashtu shumë të preferuara, nuk plotësojnë dot thuajse asnjë vit numrin e kuotave të vëna në dispozicion nga universiteti. Edhe sivjet kërkesa ishte më e ulët se mundësitë. Nga 285 kuota të miratuara, vetëm 195 studentë mjekësie kanë zgjedhur profilin që iu pëlqen a përshtatet. Një pjesë e mirë janë tërhequr në momentin e fundit apo pasi kanë përfunduar testimet.

ARSYET

Hendeku i madh kërkesëofertë në specializimet mjekësore nuk ka të bëjë me numrin e studentëve të rinj që dalin çdo vit nga auditorët e as me boshllëkun e krijuar ndër vite për mjekë specialistë.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, prof. dr Arben Gjata, liston tre faktorët, të cilët në qendër kanë pandeminë. “Vitin e kaluar shumica e studentëve nuk mbrojtën diplomat. Disa të tjerë nuk arritën të mbronin gjuhën e huaj në nivelin e kërkuar, ndërsa ka edhe studentë që nuk kanë përfunduar ende praktikën e detyrueshme profesionale”. Problemi më i madh në këtë pikë, që kërkon adresim të menjëhershëm, sipas profesorit, është se një pjesë e mirë e të rinjve ndërrojnë mendje. “Disa të rinj tërhiqen në momentin e fundit, ose refuzojnë më pastaj të vijojnë studimet.

Ky po që është problem”. Cila është zgjidhja?! “Me paga të larta, si gjithë bota. Kush do të preferonte të bëhej mjek urgjence për të punuar me turne gjithë jetën?!”, thotë rektori. Para se të nisin specializimin, mjekët firmosin një kontratë paraprake me Ministrinë ku përcaktohet punësimi i menjëhershëm në përfundim të tij. Ata janë të detyruar të zbatojnë kontratën për një afat kohor prej jo më pak se tri vitesh, pasi në të kundërt gjobiten.

MANGËSITË

Preferenca për disa profile të caktuara është një ndër arsyet që i zmbraps jo pak të rinj, të cilët preferojnë më mirë të qëndrojnë një vit pa shkollë, se sa të ndjekin specializimin. “Duke qenë se programi i specializimeve hapet çdo vit, të rinjtë preferojnë më mirë të presin për të fituar profilin që dëshirojnë”, sqaron Gjata. Vitet e fundit kirurgjia plastike është një ndër degët më të kërkuara. Kardiologjia, endokrinologjia dhe okulistika gjithashtu, në një kohë që sistemi ka nevojë për mjekë urgjence, anestezistë e mjekë familjeje.

panorama

Lajme të tjera

Raporti i KLSH: Bashkia e Elbasanit, prokurime me mangësi dhe dëm ekonomik

Nga Fatbardha Nergjoni Një auditim i realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për një vit kalendarik në bashkinë Elbasan ka evidentuar mangësi në...

Vrau të dashurin e më pas nusen e xhaxhait të saj, si ndodhi ngjarja e rëndë në Podujevë, autorja 30-vjeçare në gjendje kritike në...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur. një 30-vjeçare e identifikuar si...

Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Qytetarët e Elbasan po përballen me një situatë të vështirë ekonomike për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve të produkteve bazë, përveç rritjes...

Ushqime që duhet të konsumoni më shumë këtë periudhë

Disa përbërës të zakonshëm mund të kenë efekte të fuqishme pozitive në shëndetin tonë. Ja disa përbërës që ia vlen t’i shtoni më shumë...

Shembja e rrugës në Librazhd u harrua, gërryerja e Shkumbinit vazhdon pa kontroll

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga shembja e aksit rrugor në Librazhd, situata në terren mbetet po aq alarmante, në mos më...

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm...