14.9 C
Elbasan

Spitalet covid në rrethe, Manastirliu: Jemi gati nëse plotësohen kapacitetet e spitaleve në Tiranë

Rritja e numrit të të infektuarve me kronavirus në Shqipëri duket se ka vënë në punë qeverinë për të shtuar kapacitetet mjekësore.

Duke folur nga Spitali i Fierit, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se dhe spitalet rajonale do të përgatiten për shndërrimin e tyre në spitale COVID nëse do të përmbushen kapacitetet e 4 spitaleve aktuale.

“Ne kemi filluar tashmë dhe kemi bërë realitet forcimin e kapaciteteve të terapive intensive edhe në spitalet rajonale, në mënyrë që të fillojmë parapërgatitjet, që të mundemi të jemi gati edhe në rastet kur mund të kemi një rritje të numrit të pacientëve në spitalet tona, kur do të tejkalohet numri i 500 pacientëve të planifikuar për t’u trajtuar në 4 spitalet Covid, që janë të destinuara, sipas një plani të mirëstrukturuar dhe skenarëve që tashmë ne i kemi të planifikuar, edhe spitalet rajonale të mundet të trajtojnë rastet. Për këtë qëllim ne kemi vijuar pajisjen me setet e nevojshme të aparaturave, për urgjencën dhe reanimacionin, që përfshin monitorë të matjes së parametrave vitalë të pacientit, respiratorë apo aspiratorë, shiringa elektrike, EKG”, – tha Manastirliu.

Gjithashtu ajo u shpreh se qeveria shqiptare do të vijojë të investojë në spitalet rajonale ë mënyrë që të mos detyrohen të dërgojnë pacientë drejt Tiranës për mjekime më të specializuara.

“Ishte e pamenduar pak vite më parë, kur spitalet rajonale ishin veçse përcjellëse të pacientëve drejt Tiranës, të kryheshin procedurat delikate në zemër në këto spitale. Falë investimeve që qeveria shqiptare ka bërë, falë punë së jashtëzakonshme të ekipeve të mjekëve dhe të infermierëve, është bërë e mundur që spitalet rajonale të ofrojnë shumë më shumë shërbime afër vendbanimit. Kjo falë edhe investimeve që janë kryer në teknologji, por edhe për faktin se ka sot më shumë mjekë kanë përfunduar specializimet dhe janë atashuar pranë spitaleve rajonale për të ofruar këto shërbime kaq shumë të rëndësishmë, jetike për qytetarët”, – deklaroi ministrja.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se qeveria shqiptare do të vijojë me transformimin e sistemit shëndetësor dhe mbështetjen për mjekët dhe infermierët, nëpërmjet rritjes së pagave dhe përmirësimit të kushteve të punës.

“Mbështetja për mjekët dhe infermierët nuk do të mungojë. Ky është prioritet, ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisë shqiptare, për të vijuar mbështetjen maksimale qoftë nëpërmjet rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, qoftë nëpërmjet bonuseve, qoftë nëpërmjet mbështetjes për krijimin e kushteve më të mira të punës.”, tha Manastirliu.

Lajme të tjera

Deputeti me 7 shtëpi i PD-së, Blendi Himçi, tendera nga pushteti me karburantin e fshehur në emrin e vëllait – dyshime për mashtrim me...

Rama ik, por me kë do rrëzohet? Edhe “Himçi i Elbasanit” del i shitur Deputeti me 7 shtëpi i PD-së, Blendi Himçi, tendera nga pushteti...

C.Ronaldo vijon bojkotin, në Angli flasin për një rikthim te Man.United

C.Ronaldo vijon bojkotin, me legjendën portugeze që ka dalë hapur kundër drejtuesve të klubit, me Fondin Publik të Investimeve në Arabinë Saudite që qëndruan...

“Prokurorë e gjyqtarë po përballen me kërcënime serioze”, Shehaj: Kryeministri sulmon drejtësinë, teksa pritet vendimi i GJK për Ballukun

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka dënuar publikisht ato që i ka cilësuar si sulme të kryeministrit Edi Rama ndaj sistemit të drejtësisë...

Fotot/ Me bikini të kuqe dhe poza sensuale, modelja shqiptare ‘ndez’ rrjetet para Shën Valentinit

Oriola Marashi ka rikthyer vëmendjen në rrjete sociale me një set fotografik që nuk kalon pa u vënë re. Modelja shqiptare ka publikuar një...

Skandal në Gjermani/ Akuzohet për shkelje të sanksioneve, politikani i AfD-së arrestohet në Parlament

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në parlamentin e shtetit sakson të Gjermanisë, kur oficerët e policisë ndaluan dhe arrestuan përfaqësuesin e AfD-së, Jörg...

Frikë nga mbetjet, banorët e Porto Romanos në alarm: 2800 ton mbetje të rrezikshme ende pa zgjidhje

Pas mbërritjes së rezultatit të analizave të kryera në një laborator të specializuar në Itali, se mostrat e marra nga 2800 tonët e mbetjeve...