12.2 C
Elbasan

Spitali “Shefqet Ndroqi” i kthehet normalitetit, mjekja: Kemi vetëm 30 të shtruar

Prej disa ditësh spitali “Shefqet Ndroqi”, është kthyer në normalitet. Pacienti i fundit me Covid-19, është larguar në 2 qershor, ndërsa në të tashmë janë duke u trajtuar pacientët e mushkërive.

Gerta Dilka, mjeke pneumologe në këtë spital, thotë se aktualisht janë 30 të shtruar, mes tyre shumë pak janë ata që kanë kaluar koronavirusin.

“Pothuajse të gjitha diagnozat pak a shumë të cilat përbëjnë indikacion për shtrim në spital,  duke filluar nga pacientët me varsamente pleurave, pacientët me pneunomi. Në pavionin tonë ndodhet vetëm një rast që është me pneunomi, por që ka kaluar Covid-19, në shkurt. Aktualisht në spitalin tonë janë vetëm 30 pacientë.”

Megjithëse i është kthyer normalitetit, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, për shkak të pandemisë, ende nuk lejohen familjarët në ambientet e brendshme.

Mungesa e tyre, duket sikur ua bën më të lehtë punën bluzave të bardha.

“Si në kohë pandemia, rregullat do të vazhdojnë të jenë njëlloj. Familjarët e pacientëve, nuk do të lejohen të futen në pavion, dhe sendet e pacientëve do të futen nga vetë stafi.”.

Gjatë periudhës së pandemisë sanatoriumi , ka funksionuar gati me dyfishin e kapaciteteve normale, ndërsa sot përballet me ritme të pakta pune, por pa neglizhuar kujdesin ndaj pacientëve.

 

ora news

Lajme të tjera

Berisha zbulon orën e protestës së radhës: Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit!

Kreu i PD Sali Berisha ka zbuluar se protesta e radhës e PD, e planifikuar për datën 12 mars do të zhvillohet në orën...

Elbasan/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Targeti”, duke vënë në pranga një 37-vjeçar të dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim...

SPAK publikon raportin e vitit 2025, rritet me 3.8% numri i hetimeve të përfunduara

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025. Në raportin vjetor SPAK bën me dije se numri i hetimeve të përfunduara në...

Sërish sirena alarmi në Akrotiri të Qipros, autoritetet thirrje banorëve: Tregoni kujdes të shtuar, ekziston kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë

Pas sulmit fillestar iranian me dronë në Akrotiri të Qipros, ku ndodhet një bazë ushtarake britanike, sirenat e alarmit kanë rënë sërish për banorët...

Durrës/ Pas një konflikti familjar, 44-vjeçari sulmon policët

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar në Durrës, pasi ka fyer dhe kanosur dy punonjës të Policisë gjatë kohës që ndodhej...

U kap me kokainë gati të ndara në doza, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 18-vjeçar të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në pranga ra shtetasi M. L., pasi më 7...