7.8 C
Elbasan

Sulmet ndaj Dukes, UEFA reagon ashpër: Ndërhyrje e papranueshme nga politika, Së shpejti vijmë në Tiranë

Ndërhyrja e politikës, shpërthimi në banesën e Armand Dukës dhe situata shumë e ndezur nga ndërhyrjet e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt në garën për kreun e FSHF, ka sjellë edhe reagimin zyrtar të qeverisë europiane të futbollit.

UEFA e konsideron të papranueshëm ndërhyrjen politike në zgjedhjet e FSHF-së dhe dukshëm është shprehur e shqetësuar për zhvillimin e finales së Conference League në Tiranë në “Air Albania”.

Në një reagim të saj, UEFA bën të ditur se shumë shpejtë një delegacion i saj do të zbarkojë në Tiranë për të pare situatën nga afër të asaj që po ndodhë në Tiranë duke paralajmëruar kështu një lëvizje të forte nga ky institucion, raporton AP, informon Ora News.

UEFA e konsideron qartë si një shkelje e rregullave dhe të ligjeve me ndërhyrjen dhe kërcënimet politike duke e quajtur të papranueshme, çka do të thotë se në horizont mund të vijë dhe një paralajmërim për pezullim të Shqipërisë nga aktivitetet e futbollit nëse gjërat nuk do të qetësohen.

Lajme të tjera

Prindër të 7 fëmijëve, detaje nga krimi i rëndë në Fier, çifti kishte pasur konflikte edhe më herët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të marte fshatin Kuman, në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten...

E rëndë/ 80 vjeçari vret me armë zjarri gruan dhe mënpas veten

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë),...

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi nga profesori Rigers Bakiu, duke ngritur shqetësim për sigurinë në zonat bregdetare. Sipas...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...