11.7 C
Elbasan

Surprizat e listës PS: Kush u la jashtë, për të futur deputetët e opozitës së re dhe kush u la në zonë jo të sigurt

Është përfolur shumë për debate brenda strukturave të partive për zgjedhjet e kandidatëve për deputetë.

Publikimi i djeshëm dhe dorëzimi i tyre, ngjalli mjaft reagime, ndërkohë që janë hasur shumë mungesa të figurave të rëndësishme të PS ndër kandidatë. Mospërfshirja e Ditmir Bushatit, Adnor Shametit dhe Musa Ulqinit tregoi edhe njëherë që këto zgjedhje janë të paparashikueshme.

Mungesa e Vasilika Hysit dhe Eglantina Gjermenit u pasua menjëherë në kohë që të dyja deputetet e Partisë Socialiste u vëtedeklaruan se nuk do të jenë më pjesë e listave për t’i hapur rrugë emrave të rinj. Ajo që tërheq vëmendjen është edhe mungesa e ministres së Kulturës Elva Margariti apo ajo e ish-ministrit Sandër Lleshaj, edhe pse ky i fundit pritej që të mos kandidonte.

Mbrëmjen e djeshme në mbledhjen e kryesisë ka pasur debate të forta edhe nga senatorët sepse askush nuk ka dashur të jetë poshtë renditjes së listës fituese” informoi gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi

Më poshtë është lista e eksponentëve të rëndësishëm të së majtës, që nuk do të votohen më 25 prill.

Të larguarit:

1. Ditmir Bushati

2. Adnor Shameti

3. Musa Ulqini

4. Vasilika Hysi

5. Eglantina Gjermenji

6. Sadi Vorpsi

7. Besnik Bare

8. Sadri Abazi

9. Luan Harusha

10. Almira Xhembulla

11. Roland Xhelilaj

12. Arben Kamami

13. Ilir Xhakolli

Në listat e PS nga ana tjetër janë përfshirë edhe deputetët e opozitës së re parlamentare si Halit Valteri apo Ylli Shehu i LSI.

Deputetët e opozitës parlamentare:

  1. Halit Valteri, Tiranë
  2. Ylli Shehu
  3. Nimet Musai, Fier
  4. Robert Bitri
  5. Vasil Sterjovski Korçë
  6. Aurora Mara, Dibër
  7. Enver Rroshi, Elbasan
  8. Klajdi Qama, Berat

Ndërsa janë lenë jashtë zonës së sigurt:

1. Pandeli Majko (19)

2. Mimi Kodheli (21)

3. Fatmir Xhafaj (23)

4. Spartak Braho (28)

5. Alket Hyseni (11)

Lajme të tjera

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

PKK Morinë/Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të...

Mbahej në magazinë me myk, AKU i bllokon ‘KMY’-së 738 kg fileto dhe gjoks pule! Do asgjësohen

Në fabrikën e KMY-së, që është ndër prodhuesit kryesor të mishit të vend janë gjetur 738 kilogram fileto dhe gjoks pule të dëmshme për...

Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë/ 62-vjeçari futet në banesën e fqinjëve dhe i kërcënon me armë, ndërhyn policia

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Sarandë, ku një 62-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri fqinjët e tij. Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji...

Votimi kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas BE, lufta ndaj korrupsionit është...