9.8 C
Elbasan

“Të bëjnë të gjithë qytetarët nga një dozë”, mjeku ngre alarmin: Kujdes nga paçavurret, që vaksina të ketë efekt duhet të…

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka ngritur alarmin pas qarkullimit të lajmeve se mund të krijohet imuniteti i tufës dhe duke u vaksinuar me një dozë.

Alimehmeti sqaron se nëse qytetarët do të marrin vetëm një dozë jo vetëm që nuk do të jenë plotësisht të mbrojtur nga Covid-19, por do të jenë rrezik për krijimin e varianteve të reja të koronavirusit që nuk do të jenë efektive ndaj vaksinave.

Alimehmeti hedh poshtë dhe deklaratat e Fauccit dhe Johnson të cilët e kanë deklaruar si mundësi vaksinimin e qytetarëve  me vetëm një dozë pasi kompanitë farmaceutike kanë ngadalësuar prodhimin e vaksinave.

Epidemiologu thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të marrin të dyja dozat e vaksinave pasi kjo është e vetmja mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës.

Postimi i plotë:

❗Miqte e mi, kujdes nga paçavuret mediatike/politike, qofshin keto te mbeshtetura nga kushdo, qofte edhe nga mbiemra te rendesishem si Faucci apo Johnson.

? Informacion per pasojat qe mund te sjellin fushatat e vaksinimit jashte protokollit, pra me vetem nje doze vaksine!

? Shkeputur nga teksti:

? Jane hedhur mendime se, duke qene se COVID-19 eshte semundje kaq serioze, po perhapet kaq shpejt ne bote dhe ngaqe vaksinat po prodhohen dhe shperndahen shume ngadale, duhet te jepet nje doze e pare dhe te vonohet dhenia e dozes se dyte derisa nje pjese e madhe e popullates te kete marre dozen e pare.

? Dihet qe pergjigja imunitare ndaj 1 doze vaksine eshte relativisht e dobet, edhe pse personat qe kane marre dozen e pare kane njefare mbrojtje ndaj infeksionit simptomatik COVID-19.

❗Por, nuk dihet cfare ndodh nese njerezit marrin nje doze te vetme.

? Eshte e mundur qe ata qe marrin vetem 1 doze do te fitojne imunitet vetem te pjesshem ndaj COVID-19, duke krijuar nje risk me te larte per t’u krijuar variante te reja te SARS-CoV-2 qe jane rezistente ndaj vaksines.?

? Gjithashtu ka edhe shqetesime se njerezit qe kane marre vetem 1 doze do te mendojne se kane mbrojtje te mjaftueshme kunder infeksionit COVID-19 dhe nuk do ta marrin dozen e dyte.

⛔ Nuk ka asnje prove qe personat qe marrin vetem 1 doze te kene mbrojtje afatgjate kunder infeksionit COVID-19.

Fax web

Lajme të tjera

Prindër të 7 fëmijëve, detaje nga krimi i rëndë në Fier, çifti kishte pasur konflikte edhe më herët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të marte fshatin Kuman, në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten...

E rëndë/ 80 vjeçari vret me armë zjarri gruan dhe mënpas veten

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë),...

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi nga profesori Rigers Bakiu, duke ngritur shqetësim për sigurinë në zonat bregdetare. Sipas...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...