5.3 C
Elbasan

Të gjithë me Covid/ Mbyllet shërbimi i Epidemiologjisë në Gjirokastër

Shërbimi i Epidemiologjisë në Gjirokastër është drejt mbylljes.

Kjo sepse të gjithë punonjësit kryesorë janë infektuar me koronavirus. Burimet bëjnë të ditur se janë 5 punonjës, bashkë me drejtorin e Shërbimit që kanë dalë pozitiv me Covid.

Shefi i epidimiologjisë, bashkë me 2 ndihmës dhe 2 laborantë kanë rezultuar pozitivë.

Kjo për shkak të punës së tyre me qytetarët dhe mungesës së mjeteve mbrojtëse.

Por çfarë po ndodh tani në Gjirokastër?

SYRI.net ka mësuar se aktualisht me tamponët po merret vetëm një mjek higjenist dhe 2 laborantë.

Kjo ka sjellë në lëshimin e alarmit nga njësia vendose e Kujdesit Shëndetësor, pasi nëse sëmuren dhe këta të fundit, atëherë nuk ka kush merr tampone në Gjirokastër.

 

© SYRI.net

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...